Peter Embarek, i cili drejtoi investigimin e OBSH mbi origjinën e koronavirusit në Kinë, ka thënë ditën e sotme se pacienti i parë me Covid-19 mund të ketë jetë infektuar në laboratorin e Wuhan-it në Kinë.
Mediat raportojnë se ai fillimisht ai kishte thënë se ka shumë pak mundësi që vitusi të ketë shpëtuar nga laboratori, por tashmë ai ka pranuar se kjo teori mund të jetë e vërtetë. Ai sugjeron që një kërkues kinez mund të jetë infektuar nga një lakuriq nate duke marrë provëza në lidhje me një kërkim në laboratorin e Wuhan-it.
“Një punonjës që është infektuar në fushë duke marrë provëza është një nga hipotezat më të mundshme. Nga këtu virusi ka kaluar direkt tek njerëzit. Në këtë rast duhet të ketë qenë një punonjës laboratori se sa një fshatar i thjesht që kanë kontakt të zakonshëm me lakuriqët e natës, kështu që është në kategorinë e gjërave që mund të ketë ndodhur”, tha ai për mediat daneze.
Sipas Embarek, 1 mijë persona mund të kenë qenë infektuar nga virusi gjatë Dhjetorit, por autoritetet kineze kanë raportuar vetëm 174 raste të rënda të sëmundjes. Tregu nga i cili u dyshua fillimisht se ka dalë virusi është disa metra larg qendrës së Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve Infektive në Ëuhan, po ashtu disa kilometra larg laboratorit të famshëm ku kryheshin teste me lakuriqët e natës. Pavarësisht të gjitha deklaratave, zyrtarisht nuk ka ende një provë të qartë se nga ka dalë virusi që po mban mbërthyer botën prej më shumë se një viti e gjysmë.