Disa ditë më parë iu vu zjarri gjatë mesnatës godinave të ‘Sarajeve të Toptanëve’ duke shkaktuar dëme materiale.
Pas këtij akti të rëndë ndaj një monumenti kulture, bashkia dhe qeveria janë vënë në lëvizje të menjëhershme.
Sipas vendimit të fundit është shpronësuar godina e Sarajeve të Toptanëve.
Njoftimi i plotë:
Fletorja Zyrtare Viti 2021–Numri 130Faqe|13436KËRKESËNr.33/5, datë 19.8.2021PËR SHPRONËSIM PUBLIK Agjencia Shtetërore për Shpronësimin shpall kërkesën për shpronësim, për interes publik,të pasurive të paluajtshme, pronë private, që prekennga projekti “Restaurimi dhe rijetësimi i ‘Banesa e Toptanasve’, Muzeu Etnografik i Tiranës”. Subjekti kërkues i këtij projekti ështëBashkia Tiranë.
Me anë të këtij publikimi kërkojmë të vëmë në dijeni personat e prekur nga ky shpronësim, për pasuritë e paluajtshme, pronë private, të cilët do të kompensohen,sipas vlerësimitparaprak të llogaritur, bazuar në VKM-nënr. 89, datë 3.2.2016,“Për miratimin e hartës së vlerës së tokës në Republikën e Shqipërisë”, për pasuritë e llojit “truall”, si dhe bazuar në VKM-në nr. 138, datë 23.2.2000 “Për kriteret teknike të vlerësimit dhe të përllogaritjes së masës së shpërblimit të pasurive pronë private, që shpronësohen, të pasurive që zhvlerësohen dhe të tëdrejtave të personave të tretë, për interes publik”, për pasuritë e llojit “ndërtesë banimi”, konfirmuar me çmim mesatar shitblerjesh nga ASHK-ja, Drejtoria Vendore,Tirana Veri,me shkresën nr. 2482/5 prot.., datë 17.8.2021, sipas tabelës paraprake bashkëlidhur .
Vlera totale paraprake e shpronësimit është178 694 456 (njëqind e shtatëdhjetë e tetë milionë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e katër mijë e katërqind e pesëdhjetë e gjashtë) leke.