Kur të gjithë afganët shpresojnë të mos vdesin mes turmës dhe kaosit në aeroportin e Kabulit, teksa mundohen të arratisen nga vendi i tyre, fundi për Abdylin mund të jetë prirja e tij seksuale.
Në një prononcim për BBC, i riu që ka pagëzuar veten si Abdyl nga frika se mos njihet thotë se nëse do të tregonte se është homoseksual, mund të vritet në vend.
Rreziku sipas Abdylit ekzistonte edhe më herët, por jo vdekja e menjëhershme. Ao tregon se nga Afganistani mund të burgosej, por talebanët do ta vrasin.
“Para se të vinin talebanët, jeta në Afganistan ishte në rrezik, nëse do të kishte treguar preferencat seksuale njeriut të gabuar. Mund të përfundoja në burg, sipas ligjeve afgane, por tani që erdhën talebanët “të vrasin në vend”. Dihet se ata zbatojnë ligjin shahria në formën më të rreptë të tij dhe homoseksualiteti është i ndaluar. Ndëshkimi është vdekja. Edhe kur shoh ndonjë taleban nga dritarja, kam frikë. Më dridhet trupi sapo i shoh. Po vrasin civilë. Nuk e di nëse do kem guxim të flas ndonjëherë në sy të atyre. Të jesh gay në Afganistan, nuk ia thua dot as shokëve, as familjarëve. Nëse ia them të afërmve të mi, ndoshta do më rrahin, ndoshta do më vrasin,”- thotë i riu.