Shamsia Hassani, 33 vjeç, është një artiste e cila me punën dhe artin e saj kundërshton shtypjen e grave në Afganistan, ku përmes veprave artistike në rrugë sulmon dhe kritikon talebanët.
Në një postim të saj në Instagram me datë 15 gusht, ndërsa komentonte një nga pikturat e saja të realizuara së fundi, shkruante “se dëshirat tona (grave) u rritën në një vazo të zezë…”
Piktura e realizuar nga ajo tregon një hije të një talebani që qëndron përballë një vajze të re më një vazo në dorë.
Ajo vazo gjendet në tokë në një murale tjetër, ku tregohet një grua e gjunjëzuar para hijes së zezë të një burri të armatosur.
“Vdekja krijon errësirë. Vdekje errësirës”, shkruan Hassan.
Në Twitter ka qindra komente për veprat e realizuara nga ajo, por edhe në Instagram postimet i ka shumë virale.
Ditën e sotme, ndërsa vazhdon lajmi për një gjendje shumë të keqe për popullsinë civile që ka mbetur e izoluar në Kabul, një kolazh i pikturave murale të realizuara po nga ajo kanë bërë xhiron e mediave sociale, me qëllimin që të gjithë njerëzit të arrijnë të përjetojnë klithmën tragjike që Hassani lëshon përmes pikturave.
Ajo ka lindur në Iran në vitin 1988, ku prindërit e saj emigruan pas luftës. Shamsia Hassani u kthye në Afganistan në vitin 2005, studio art në Universitetin e Kabulit dhe u bë profesoreshë e asociuar e skulpturës. Në vitin 2010 ajo filloi të merrej me artin e rrugës.
Veprat e saj, pothuajse i përshkruajnë gratë, shpesh pa gojë, për të simbolizuar shtypjen e tyre në Afganistan.
Muralet e realizuara nga ajo mund të shihen në rrugët e Kabulit, ku sot fshihet ajo.
“Unë dua ta bëj Afganistanin të famshëm për artin e tij, jo për luftën e tij”, u shpreh Hassan në një intervistë për revistën Art Radar.