Kinematografia botërore nuk do e humbasë shansin të na mahnisë as kësaj radhe, përpos vështirësive të hasura nga pandemia e koronavirusit.
Spielberg rigjallëron Bernstein, Phyllida Lloyd merret me abuzimin bashkëshortor, Top Gun rikthehet dhe Ben Affleck dhe Matt Damon bëhen sërish bashkë.
Në një artikull të publikuar së fundmi, The Guardian na jep disa sugjerime se cilët filma mund të ndjekim gjatë kësaj vjeshte.
Ndër më të priturit janë Top Gun e cila rikthen Tom Cruise në rolin e tij ikonik, West Side Story e cila vjen në regjinë e të madhit Spielberg i cili sjell një histori dashurie klasike si ajo e Romeo dhe Zhulietës por që trajton dhe çështje të nxehta si etnia dhe identiteti.
Më poshtë gjeni listën e filmave që nuk duhen humbur këtë vjeshtë:
Top Gun: Ende i shpejtë, ende në nevojë, ende shumë djaloshor, Kapiteni Pete “Maverick” Mitchell kthehet në këtë vazhdim të sotëm të Top Gun.
Ghostbusters: Jeta e përtejme, Tridhjetë vjet nga historia origjinale, dy fëmijë dhe nëna e tyre beqare zbulojnë lidhjen e tyre me heronjtë origjinalë që shkatërrojnë fantazmat.
Dueli i fundit: Ekipi skenarist intrigues i Ben Affleck, Matt Damon dhe Nicole Holofcener marrin një histori të vërtetë të fuqishme nga Franca mesjetare, e cila ka marrë rolin e mitit Arthurian.
Annette: Një film tip opera melodramatike e drejtuar nga francezi Leos Carax.
Të dashurohesh me Stradivarin: Ky dokumentar tregon historinë e Antonio Stradivari (1644-1737), mjeshtrit të famshëm që prodhonte violina, nëpërmjet punës së violinistes hollandeze Janine Jansen.
Kurrë nuk do të bjerë më borë: Malgorzata Szumowska, e cila është një skenariste e jashtëzakonshme polake sjell historinë e veçantë të një masazhi që zbulon frikërat e borgjezëve polak.