“PayPal”, një prej kompanive më të mëdha në fushën e pagesave online, tha se do të lejojë klientët e saj që të zgjedhin nga katër llojet e kriptovalutave, Bitcoin, ethereum, litecoin dhe bitcoin cash. Shërbimi do të jetë i disponueshëm si përmes aplikacionit të PayPal në telefonat Android dhe iOS, ashtu edhe përmes faqes së internetit.
Në aplikacion dhe në faqe do të shtohet një nënsektor në sektorin e mundësive të pagesave për klientët. Në këtë nënsektor do të tregohet në kohë reale vlera e kriptovalutave, bashkë me një mesazh paralajmërues mbi rreziqet e përdorimit të tyre.
Kompania shpreson që lëvizja për të përqafuar kriptovalutat të ndihmojë njerëzit në të kuptuarin e mënyrës se si funksionojnë, bashkë me rrisqet që mbartin.
Ato mbeten ende një debat i hapur për shkak të mungesës së rregullimit, kontrollit dhe luhatjeve të forta vlerës së tyre. Disa kritikë kanë ngritur shqetësime në lidhje me anonimitetin që u ofrohet përdoruesve në këto transaksione transaksioneve, duke deklaruar se kriptovalutat mund të përdoren për pastrimin e parave të pista.
Jose Fernandez da Ponte, nënkryetar dhe menaxher i përgjithshëm për blockchain, kripto dhe monedha digjitale në PayPal tha se shërbimi mund të ndihmojë në njohjen e më shumë njerëzve me teknologjinë dhe mënyrën e funksionimit të saj, duke ndihmuar në formësimin më të mirë të rolit të tyre.
“Pandemia ka përshpejtuar ndryshimin dixhital, përfshirë dixhitalizimin e parave dhe adoptimin më të madh të shërbimeve financiare digjitale nga konsumatorët”, tha ai.
PayPal konfirmoi se shërbimi do të nis këtë javë dhe do të jetë në dispozicion për të gjithë klientët e kualifikuar brenda javëve të ardhshme, por fillimisht vetëm në Britaninë e Madhe.
Kompania ka ndërmarrë një shërbim të ngjashëm edhe në SHBA, që u lejon përdoruesve të bëjnë blerje përmes kriptovalutave.