Një modele është qëlluar për vdekje në Brazil. Raila Sales Ferreira, është qëlluar me armë zjarri teksa po dilte nga një festë. 20-vjeçarja është qëlluar në momentin që ishte duke hipur brenda një taksie për të shkuar për në shtëpi. Punonjësit e shërbimit të urgjencës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, e në ato momente, ajo ishte ende me shenja jete.