LSDM-ja zyrtarizoi edhe 16 kandidatura të reja për kryetar komunash. Për Prilepin konfirmoi kandidaturën e Goran Sugarevskit, për Komunën e Aerodromit deputeti Aleksandër Filipov, për Karposhin drejtori i ndërmarrjes publike Ujësjellësi i Shkupit Dushko Veskovski, ndërsa për Tetovën Hamdia Elezoviç. Sekretari i Përgjithshëm i partisë, Lupço Nikollovski, deklaroi se me kandidaturat që prezenton, LSDM është fituese e sigurte e zgjedhjeve lokale.
“Madje, 12 nga këto 16 kandidat që i njoftuam sot janë emra të rinj, në Aerodrom, në Karposh, në Kavadarcë, në Prilep, në Veles, në Ilinden, në Demir Hisar, në Tetovë, e të tjera, numri më i madh i tyre janë të rinj e me perspektivë e siç thash pjesa më e madhe, 12 prej tyre, nuk kanë pasur mundësi të jenë kandidatë ose ta participojnë funksionin e kryetarit të komunës”- deklaroi Sinkoron: Lupço Nikollovski, LSDM.
Pas kandidaturave të publikuara nga LSDM, kanë reaguar nga VMRO-DPMNE. Zëdhënësi Naum Stoillkovski tha se me kandidaturat e publikuara sot, është betonuar dështimi i LSDM-së në zgjedhjet lokale.
“Kandidatët të cilët i propozoi janë të vjetër, kuadro të konsumuar, pavarësisht nëse bëhet fjalë për kryetar të tanishëm ose funksionar të pozitave tjera. Atje ku LSDM dëshiron të paraqes njerëz të rinj, vendos kuadër të vjetër, të njohur e që kanë ndërruar dhjetëra pozita”- pohoi Naum Stoillkovski, VMRO-DPMNE.
Kandidaturë si kandidate e pavarur për qytetin e Shkupit sot e njoftoi edhe kryetarja e Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë Danella Arsovska. Ndërkohë, nga partitë shqiptare, BDI i ka publikuar të gjitha kandidaturat për kryetar komunash, ndersa do ti zyrtarizoj në kongresin e partisë. Nga opozita shqiptare kanë publikuar vetëm një pjesë të kandidaturave, ndërsa thonë se për çdo ditë këshillat komunal të partive zgjidhin kandidatët e mbetur. Rrethi i parë i zgjedhjeve lokale do të mbahet më 17 tetor.