Emigranti vret pronarin në Greqi. Një fermer 39-vjeçar është vrarë në oborrin e shtëpisë, në prani të vajzës të vogël.
Vrasësi, shtetas rumun, ka rrëfyer në polici gjatë vetëdorëzimit se e ka vrarë ai 39-vjeçarin. Ai ishte punonjës prej katër vitesh në fermën e viktimës dhe kujdesej për delet e tij.
Një tjetër rumun 31-vjeçar, punonjës në fermë, është cilësuar si bashkëautor i krimit pasi i kishte siguruar armën autorit dhe po e pristë atë në afërsi të shtëpisë së pronarit të tyre pas krimit.
27-vjeçari fillimisht u përpoq të paraqitej si viktimë e krimit dhe tha se shefi i tij e sulmoi duke e goditur dhe se ai e bëri krimin për tu vetëmbrojtur por më pas deklaroi se e bëri për arsye financiare.