Sulmi i shpallur nga inteligjenca amerikane ndodhi të enjten në aeroportin ndërkombëtar Hamid Karzai, në Kabul. 12 marinsa amerikanë humbën jetën, ndërsa 15 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Inteligjenca amerikane lajmëroi një sulm nga ISKP, Shteti Islamik i provincës afgane të Khorasan, i njohur gjithashtu si Isis-K.
Siç raportohet nga CNN, katër makina të mbushura me eksploziv do të ishin gati për t’u shpërthyer pranë aeroportit të Kabulit, mes mijëra refugjatëve që përpiqeshin të hipnin në avionë ushtarakë për t’u larguar nga vendi.
Nga sa raportohet, një shpërthim i parë, duhej të ndiqej në distancë nga tre të tjerë, me qëllimin që numri i viktimave të ishte sa më i madh.
Alarmi i nisur nga shërbimet sekrete nuk e befason grupin e të ashtuquajturve studentë të Kuranit, që janë kthyer në Kabul për gati dy jave, pasi kjo degë e të ashtuquajturit Shteti Islamik, një grup terrorist që vepron në disa provinca të Sirisë dhe Irakut që nga vitit 2014, duke qenë grupi që ka kryer të gjitha sulmet e mëdha në kryeqytet që nga viti 2015 e në vazhdim, konkurron me talebanët në numrin e operacioneve terroriste kundër objektivave ushtarakë dhe civilë brenda vendit.
Çfarë është ISIS K dhe si lindi?
Me besimin se grupi etnik Pashtun është fetarisht “i papastër” dhe i kompromentuar politikisht me djallin Amerikë, Isis K lindi mes vitit 2014 dhe 2015, në provincën Khorasan, një territor në kufirin afgan me Pakistanin, nga dezertimi i disa komandantëve talebanë, të cilët ishte betuar për besnikëri ndaj ISIS, pasi militantët Daesh, kishin filluar të përhapnin propagandën e tyre në territor.
Në tetor të vitit 2014, pas disa takimeve të organizuara në Pakistan dhe Irak mes drejtuesve të dy organizatave xhihadiste, gjashtë komandantë të talebanëve paksitanezë braktisen publikisht grupin e tyre dhe iu betuan për besnikëri Abu Bakr al-Bagdadi, kreut të ISIS nga 2014 deri në 2019.
Në janar të vitit 2015, zëdhënësi zyrtar i Daesh, Abu Muhammad al-Adnani pranoi përkatësinë e ish-studentëve të Kuranit, duke njoftuar zgjerimin e kalifatit të ISIS në Wilayat Khorasan (province e Khorasan) një rajon historik që përfshin pjesë nga Afganistani dhe Pakistani.
Nga ajo kohë, ISIS filloi të rekretojë në mënyrë aktive dezertorë në provincë, veçanërisht në mesin e fondamentalistëve të cilët janë të pakënaqur me udhëheqësit e tyre ose mungesën e suksesit në fushën e betejës. Në qershor të vitit 2015, dy grupet xhihadiste filluan të luftojnë për udhëheqjen dhe kontrollin e luftës në Afganistan dhe Isis K arriti të pushtojë provinca të tjera përtej Kurashan, gjithashtu falë Lëvizjes Islamike të Uzbekistanit, e cila në gusht të atij viti u zotua për besnikëri ndaj ISIS-it, duke deklaruar veten anëtar të Wilayah Khorasan.
Çfarë sot dëshiron Isis K
Edhe pse me kalimin e viteve ky grup ka humbur terren dhe luftëtarë, të kapur nga talebanët ose të burgosur nga qeveria e atëhershme e Ashraf Ghanit, sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara, sot Isis K ka rreth 1500 deri në 22 000 militantë në Afganistan.
Arsyet pse shumë talebanë kanë vendosur të bashkohen me ta, janë ideologjike, politike dhe ushtarake. Isis K nuk beson në një axhendë politike, sepse është e bindur se vetëm Zoti mund të sundojë. Nga ana tjetër, një Emirat Islamik nuk është i mjaftueshëm për luftëtarët e Daesh, të cilat duan të kryejnë një luftë të përhershme në emër të Sheriatit.
Në territoret që ata kontrollojnë ata imponojnë një respekt edhe më ortodoks për ligjin islam dhe therin civilë të dyshuar si spiunë, duke përdorur dhunë ndaj kujtdo që i del para në rrugë. Ishte pikërisht ky mentalitet i dhunës që tërhoqi talebanët të cilët një mentalitet më afër tyre.
Vitet e fundit, ata kanë kryer disa sulme vetëvrasëse, duke përfshirë një në pranverën e këtij viti në një shkollë vajzash, ku humbën jetën 68 persona. Edhe pse forca numerike dhe pasha ushtarake e talebanëve është shumë më e madhe se ajo e Isis K, analistët argumentojnë se kjo degë e Daesh nuk do të largohet nga Afganistani pa luftë.