Policia në Malin e Zi ka kapur mbi 1 ton kokainë të fshehur në një ngarkesë me banane.
Policët zbuluan kokainën, e cila ishte e ndarë në 1,250 pako me etiketën “Covid” dhe “BXD” , të enjten mbrëma në Mojanovici, një fshat pranë kryeqytetit, tha policia në një deklaratë të Premten.
Rrjeti televiziv shtetëror RTCG e përshkroi kapjen si më të madhen ndonjëherë në vendin e vogël të Detit Adriatik me rreth 620,000 banorë.
Mediat raportuan se policia bllokoi një zonë të gjerë gjatë operacionit të kërkimit.
“Ne po bëjmë atë që kemi premtuar: Mali i Zi nuk do të jetë vend i krimit”, shkroi në Twitter zëvendëskryeministri i këtij vendi, Dritan Abazoviq.
Policia tha se dy persona janë arrestuar në lidhje me drogën por ende nuk ka dhënë detaje të tjera në lidhje me operacionin.