Forcat talebane kanë marrë pjesën më të madhe nën kontroll në aeroportin e Kabulit. Reuters shkruan se sipas një zyrtari të talebanëve, ata do të marrin nën kontroll të gjitha portat e aeroportit këtë fundjave.
“Është vetëm çështje e një kohe të shkurtër”. Sapo amerikanët të largohen, ata thjesht duhet të na japin sinjalin dhe ne pastaj do të marrim përsipër kontrollin. Kjo mund të bëhet në fundjavë,” tha zyrtari
Ndërkohë që nga ana tjetër zëdhënësi i Penatgonit John Kirby u shpreh se talebanët nuk kanë nën kontroll ndonjë zonë ushtarake të aeroportit, dhe se raporti që është publikuar është i rremë
“Ata nuk janë përgjegjës për asnjë nga portat. Ata nuk janë përgjegjës për asnjë nga zonat e aeroportit. Ato janë ende nën kontrollin ushtarak amerikan, “tha Kirby.