Deputeti popullor, njëherit kryetari i Partisë Progresiste serbe në Bujanoc, Nenad Mitroviq, gjatë ditë së djeshme ndër të tjera ka zhvilluar takim me banorët e fshatit shqiptarë, Zarbincë.
Mitroviqi në takim me disa nga shqiptarët e Zarbincës, ka qenë i shoqëruar nga drejtori i Stacionit të Veterinarisë, Miodrag Milkoviq.
Lajmi mbi takimin e djeshëm me banorët e Zarbincës, e ka bërë të ditur i pari i SNS-it në Bujanoc, përmes një postimi në facebook, duke i bashkangjitur edhe fotografinë:
(Bashkëbisedim me banorët e fshatit Zarbincë dhe Jabllanicë të Komunës së Bujanocit – ka shkruar Mitroviq në faacebook, duke ia bashkangjitur dy fotografi të ndryshme.
Megjithate, ky takim i Mitroviqit me banorët shqiptarë të fshatit Zarbincë, mundë të konsiderohet si takimi i parë që një lider politik serb nga opozita zhvillon takim në një fshat shqiptar.