Tre persona kanë mbetur të plagosur nga arma e zjarrit mbrëmjen e djeshme në Prishtinë. Ngjarja ndodhi në rrugën “Muharrem Fejza”.
“Tre persona kanë mbetur të plagosur nga arma e zjarrit dhe janë duke marrë trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente. Ata janë pranuar para 15 minutash”, tha shefi i ndërrimit në Qendrën Emergjente në QKUK.
Ndërkohë, fill pas ngjarjes, autori i krimit është larguar nga vendi i krimit.
Policia po vijon hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen dhe për të identifikuar personat e plagosur.