Ministria e arsimit, shkencës, kulturës dhe sportit do të ndaj 352 bursa për studentët e studimeve themelore dhe studentët e studimeve komparative. Ministria do të ndajë 200 bursa për studentët të cilët edhe deri tani i kanë shfrytëzuar ato dhe 40 studentëve të cilët konkurrojnë për herë të parë.
Sië shkruan rtcg, të drejtë në bursë do të realizojnë edhe 20 persona me invaliditet kurse 32 bursa janë dedikuar për studentët e profesioneve deficitare. Të drejtë të konkurrojnë për bursë do të kenë studentët më të mirë në vitin e dytë dhe vitet tjera më të larta dhe nota mesatare e të cilëve do të jetë së paku 9, kanë sqaruar nga kjo ministri, transmeton Ulqini Online.
Po ashtu theksohet se do të ndahen edhe 12 bursa për studentët të cilët arsimohen për profesionet deficitare për arsimin në gjuhën shqipe dhe hulumtimin e gjuhës rome për studentët e kësaj popullate.