Kualifikueset e Katar 2022 në zonë e Europës dhuruan sot ndeshje shumë interesante, me disa skuadra pretendente për kualifikimin që zbritë në fushë në sfida mjaft të komplikuara.
Kristiano Ronaldo u bë heroi i Portugalisë, teksa ndihmoi këtë të fundit të mposhte me përmbysje Irlandën. Fillimisht ai shpërdoroi një penallti ndaj irlandezëve të cilët kaluan në avantazh më vonë me Egan. Por në fund, ishte portugezi i cili në minutën e 89 barazoi shifrat, ndërsa në të 96-tin, shënoi golin e fitores 2-1. Me këto dy gola, ai u bë njëkohësisht edhe golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit botëror me ekipet përfaqësuese, duke shkuar në shifrën 111 dhe duke kaluar iranian Ali Daei me të cilin ndante këtë pozicion.
Ndërkaq, Franca Kampione Bote në fuqi është ndalur në shtëpi nga Bosnjë Hercegovina e cila kaloi e para në avantazh me Xhekon. U desh një gol i Grizman që të barazoheshin shifrat të cilat nuk ndryshuan më deri në fund edhe pse francezët e mbyllën sfidën me 10 lojtarë pas të kuqit të Kunde.
Edhe Holanda e Van Gal u ndal, këtë herë në transfertë përballë Norvegjisë së Haland. Ky i fundit kaloi në avantazh ekipin e tij, por Klasen barazoi shifrat para fundit të pjesës së parë të ndeshjes.
REZULTATET
GRUPI A
Portugali-Irlandë 2-1
89′, 90’+6′ Ronaldo / 45′ Egan
15′ Penalltia e humbur nga Ronaldo
Luksemburg-Azerbajxhan 2-1
8’ Gonçalves, 26’ Rodrigues / 67′ Makhmudov
GRUPI D
Francë-Bosnjë Hercegovinë 1-1
40’ Grizman / 36’ Xheko
GRUPI F
Danimarkë-Skoci 2-0
14’ Vas, 15’ Maehle
Ishujt Faroe-Izrael 0-4
12’, 44’ , 90’+2′ Zahavi, 53′ Dabur
Moldavi-Austri 0-2
45’+1′ Baumgartner, 90’+4′ Arnautoviç
GRUPI G
Letoni-Gjibraltar 3-1
50′, 85′ Gutkovskis, 89′ Ciganiks / 71′ De Barr
Norvegji-Holandë 1-1
28’ Haland / 37’ Klasen
Turqi-Mali i Zi 2-2
9’ Under, 31’ Jaziçi / 40’ Marusiç, 90’+7′ Radunoviç
GRUPI H
Rusi-Kroaci 0-0
Slloveni-Sllovaki 1-1
42’ Stojanoviç / 32’ Bozenik
Malta-Qipro 3-0
44′, 54′ Atard, 46′ Mbong