Kryeministri Edi Rama tha sot se Partia Socialiste do të krijojë Akademinë Politike për të rinjtë. Sipas Ramës institucioni në fjalë do të mbikqyret dhe do të jetë nën kujdesin e atij vetë, sekretariatit të PS-së dhe disa emrave të njohur.
Vihet re, ritkhimi i Et’hem Rukës apo Servet Pëllumbit në kuadër të organizimit të Akademisë.
“Et’hem Ruka, Servet Pëllumbi, Lindita Nikolla, Ditmir Bushati, Arbjan Mazniku do të jenë disa nga emrat që do të punojnë me Akademinë” – tha Rama.