Janë publikuar pamjet kur një person vendos tritol makinës së efektivit të policisë Lulëzim Kastrati në Durrës.
Sipas informacioneve Kastrati është i plotfuqishmi i zonës në lagjen nr.17 të qytetit bregdetar.
Në pamje duket autori që vendos tritol në gomën e parë të automjetit që ndodhej i parkuar dhe largohet menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Nuk dihen ende motivet e ngjarjes, ndërkaq që raportohen vetëm dëme materiale në makinën e policit.
Disa persona janë shoqëruar nga “blutë”, pasi dyshohen se mund të kenë dijeni mbi rrethanat e ngjarjes.