Koronavirusi ka shkatërruar një familje, duke lënë jetimë pesë fëmijët e çiftit që nuk ia dolën dot luftës me sëmundjen e shkaktuar nga virusi i rrezikshëm.
Agjencia e lajmeve italiane “Il Messaggero” shkruan se burri dhe gruaja, të moshës 38 dhe 37 vjeçare, vdiqën dy javë larg njëri-tjetrit.
Çifti, prindër të pesë fëmijëve, u sëmurën kur ishin me pushime dhe nuk i përballuan dot komplikacionet që i shkaktoi infeksioni.
Gruaja, e quajtur Davy, ishte infermiere mami` dhe vdiq vetëm një javë pasi kishte sjellë në jetë një vajzë, fëmijën e saj të pestë.
Burri i saj, 38 vjeç, ndërroi jetë katërmbëdhjetë ditë më vonë në Kaliforninë Jugore.
Më i madhi nga pesë fëmijët, tashmë jetimë, është shtatë vjeç.
Sipas mediave italiane, çifti nuk ishin të vaksinuar.
“Nuk ka fjalë për të shpjeguar dhimbjen e humbjes së Daniel dhe Davy,” shkroi Terri Serey, një anëtar i ekipit të mbledhjes së fondeve të GoFundMe.