Ndërron jetë nga COVID-19 fizioterapisti i Kombëtares, Ylli Mihali, prej 2 javësh ishte i intubuar te Infektivi.
Mihali ishte i shtruar prej disa ditësh dhe gjendja e tij ishte e stabilizuar por në ditët e fundit ai pati një përkeqësim. Ai ndodhej në intubim prej ditësh në spital, por ditën e sotme fatkeqësisht ai nuk mundi të fitojë betejën ndaj koronavirusit.
Mësohet se Mihali ishte i vaksinuar me dy dozat e vaksinës ‘Pfizer’, por nuk dihet nëse ka patur sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.
Ditën e sotme futbolli shqiptar është tronditur nga vdekja e fizioterapistit të Kombëtares, Ylli Mihali.Në lidhje me këtë ngjarje të trishtë ka reaguar edhe presidenti i federatës shqiptare, Armando Duka.
Disa ditë më parë Kombëtarja Shqiptare i dedikoi një fanellë Mihalit ku shkruhej: “Forca ylli mos u dorëzo”.
Ylli Mihali ka qenë pjesë e stafit të Kombëtares Shqipare për 30 vjet ku dhe ka shërbyer si fizioterapist, por nga shumë njihej dhe si njeriu miqësor dhe i urtë me të gjithë futbollistët.