Kryeministri Edi Rama i ka bërë një dhuratë të veçantë kancelares gjermane Angela Merkel. Ai ka publikuar pamje nga takimi me Merkel, teksa shihet që i jep në shenjë nderimi Kordonin e madh me yll të Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike.
Rama zbulon që Merkel nuk i ka shumë përzemër ceremonitë dhe janë mjaftuar me disa foto, teksa kancelarja e ka pritur me buzëqeshje, duke e cilësuar një nder bashkëpunimin dhe vlerësimin.
“DANKE ANGELA
“Ky është Yll i Mirënjohjes dhe ky këty është simboli i Heroit tonë Kombëtar, Skënderbeut, i cili mbrojti Shqipërinë nga pushtimi e u mbiquajt “Atleti i Krishtit” si mbrojtës i Krishtërimit. Kështu që mendoj se ju detyrohemi për këtë. Nuk do mbaj fjalim këtu se e di që ju nuk para i duroni ceremonitë ndaj vetëm le të mjaftohemi me foton”, thoshte më tej në video Rama.
Ndërkohë Merkel tha nga ana tjetër se ka qenë një gjë e mirë që ka punuar me kryeministrin shqiptar.
“Jam e vetëdijshme që është një nder i madh dhe ishte gjë e mirë për mua të punoja së bashku me ju”, tha ajo.