Detaje të reja janë mësuar nga aksidenti i ndodhur dje në Samos, ku një avion u rrëzua. Sipas mediave të huaja, mes viktimave ishte dhe Haim Geron një ish-zëvendës drejtor në Ministrinë e Komunikimit të Izraelit, i cili humbi jetën bashkë me të shoqen, Esti.
Mësohet se Geron ishte një nga dëshmitarët në gjyqin e korrupsionit të ish-kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.
Koha e rrëzimit
Avioni privat me një motor, tip Cessna 172, fillimisht u përpoq të ulej në aeroport, por dështoi dhe u rrëzua në jug të ishullit të Samosit, pak pas orës 20:15.
Menjëherë u dha alarmi dhe roja bregdetare e varka të tjera u shkuan në ndihmë. Avioni nuk ishte fundosur plotësisht, por ishte shumë vonë për pasagjerët. Deri më tani në det janë gjetur vetëm dy trupa, por mbetet e paqartë se sa ka qenë numri në total i personave që udhëtonin me mjetin fluturues. Megjithatë deri më tani nuk flitet se në bordin e avionit që nxë 4 persona, të ketë pasur edhe pasagjerë të tjerë.