Analisti Mustafa Nano ka ‘shpërthyer; ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Nano e cilëson Berishën si një njeri të pacipë e të pështirë, duke shtuar se njerëz të tillë nuk i kanë parë sytë ndonjëherë.
“Sali Berisha është njeriu më i pacipë e më i pështirë që më kanë parë sytë ndonjëherë, e jo thjesht në jetën reale. Edhe në libra e filma rrallë kam hasur një njeri më të pacipë e më të pështirë. Dhe nuk të zhgënjen kurrë: mbetet i tillë deri në fund”, shkruan Nano.