Mbrëmë, në “Otkrytiye Arena”, u zhvillua takimi Spartak Moskë-Legia Varsavia, i vlefshëm për grupin “C” për Europa League. Kur gjithçka duket se do të përfundonte me shifra të bardha, në skenë ngjiten dy futbollistët shqiptarë Muçi dhe Krasniqi.
Ndonëse ata aktivizohen në pjesën e dytë, Kastrati futet në fushë në minutën e 59-të dhe Muçi në të 83-tën, gjithsesi ata bëhen protagonistë të takimit dhe i japin fitoren e çmuar 1-0 skuadrës së tyre të Legias.
Në minutën 90+1, ish-sulmuesi bardheblu Ernest Muçi, pas një aksioni personal nga e majta i dhuroi një super-asist shokut të tij Lirim Kastratit, i cili me portën e boshatisur nuk gabon dhe shtyu topin në rrjetë, duke realizuar golin e fitores.