Debat mes klerikëve fetarë në Kosovë se cila fe është e vërtetë

Në emisionin Kojshia Show, ketë të diel ishin mysafirë ishin: Hoxhë Ali Zaimi, Kryegjyshi Botëror nga Komuniteti Bektashinjve, Baba Mondi, Don Mikel Sopi nga Kisha Katolike dhe Pastor Femi Cakolli nga Kisha Protestante.

Moderatori mysafirët i vë përballë një pyetje të sikletshmë duke i pyetur “cila është feja e vërtetë?”.

 

Pavarësisht se secili mbron pikëpamjet e fesë së vet, të gjithë prijësit fetarë u munduan të gjejnë pikat e përbashkëta të të gjitha besimeve.

“Feja është një, Zoti është një, e vërteta është një dhe profetët janë një. Rrugët për të vajtur te Zoti secili i ka zgjedh të ndryshme. Njëri ka zgjedhur Krishtin, tjetri Muhamedin. Këta të dy janë profet të Zotit dhe njerëzit i zgjedhin rrugët e tyre për të vajtuar te Zoti”, deklaroi Kryegjyshi Botëror Baba Mondi nga Komuniteti Bektashinjve.

“Natyrisht se çdo besimtarë i përgjigjet besimit respektiv. Secili do të thoshte feja ime është e vërteta sepse ka zgjedhur atë fe. Së dyti burimi i të gjitha feve është njeriu i parë. Nga profeti i parë që është Ibrahimi deri te i fundit që është Muhamedi, secili ka përcjellë këto parime të besimit në Zot…Edhe të qenit të ndryshëm është vullnet i Zotit. Por të qenit ndarë nuk është arsye për t’u përqarë por për t’u afruar dhe njohur. Kurani na tregon se nuk ka dhunë në fe. Kush ka dëshirë le të besojë e kush nuk ka  mos të besoj”, deklaroi Hoxhë Ali Zaimi.

“Zoti është i njëjtë që ka krijuar njerëzit, kafshët, bimët e ato që dihen e nuk dihen. Fe e vërtet është dashuria e pastër, mirëkuptimi. Ne në emër të Zotit dimë ta respektojmë njeriun edhe kur ai mendon ndryshe. Ne shumë herë hasim në Bibël se nuk mund ta duam Zotin në qiell nëse në tokë nuk e trajtojmë mirë të afërmin. Zoti nuk është i nevojshëm për besimin tonë por do që të jemi në shërbim të njëri-tjetrit”, deklaroi  Don Mikel Sopi nga Kisha Katolike.

“Kërmimi i të vërtetës sa është virtyt është edhe një shtegtim. Në kontekstin shqiptarë kjo pyetje që parashtruar nuk është fort e përshtatshme pyetja, por në aspektin teologjik duhet të thuhet ajo që ne jemi të bindur. Shembull në Bibël nuk lexohet që Perëndia e ka dërguar këtë apo atë fe. Bibla thotë se së fundmi Perëndia ka dërguar Krishtin dhe ai tha se “unë jam e vërteta, jeta dhe rruga”. Krishti tha “dujeni Perëndinë me gjithë zemër dhe duajeni tjetrin por si vetvetja”, deklaroi Pastor Femi Cakolli nga Kisha Protestante.

Të Ngjashme

Posti tjetër

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Lajme Flash

REKLAMA

Mirëseerdhët !

Logohu ne profilin tuaj.

Krijo Profil !

Ploteso Formën të Rregjistrohesh

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.