Mauricio Pochettino bëri një nga lëvizjet më të guximshme të karrierës së tij, kur kur vendosi të hiqte na loja Lionel Messin, në minutën e 76-të, në përballjen kundër Lyonit, të dielën në mbrëmje. Rezultati ishte 1-1, kur trajneri argjentinas zgjodhi të hidhte në fushë Achraf Hakimin në vend të një prej lojtarëve më të mëdhenj në botë. Problemi ishte se Messi nuk ishte dakord me këtë vendim duke mos i dhënë dorën Pochettinos.
Në gjithë këtë ‘zhurmë’, Khalifa Bin Hamad Al Thani, një i afërm i presidentit të PSG -së dhe kushëri i Emirit të Katarit nuk ka qëndruar duarkryq. Ky i fundit nuk hezitoi të postojë një mesazh në rrjetet sociale me foton e trajnerit të PSG, përmbajtja e së cilës duket kërcënuese: “Londra është një qytet i bukur, këtë e di”. Interpretimi i mesazhit mund të shkojë nga një shaka në një paralajmërim për atë që mund të ndodhë në rast se situatat si ajo e që ndodhi ndaj Lyon mund të përsëritet.