Babai i ish-futbollistit të Kombëtares shqiptare, aktualisht drejtor sportiv i Lacios, Igli Tare, Isa Tare ka folur për një moment për ish-trajnerin e Partizanit dhe Shqipërisë, Neptun Bajko ku ka zbuluar bisedën me të duke i treguar se Igli Tare nuk kishte talent dhe ta largonte nga futbolli në fillimet e tij të karrierës:
“Neptun Bajko ka pasur djalin e tij në klasë me Iglin, dhe më thotë mua kur djali, Igli ishte në fillmet e karrierës, ‘hiqe Iglin, ku ka Igli talent, po nuk u bë djali im futbollist do të bëhet Igli?’
Igli vazhdoi atje, e kanë vlerësuar shumë, sidomos ish-futbollisti i njohur, Refik Resmja. Më tha që Igli do të bëhet patjetër futbollist i Kombëtares do të arrijë nivele të larta.”, tha Isa Tare tek “E Diell”.
Tare ka treguar mardhënien me Beqir Ballukun, se si ky i fundit e kishte përkrahur.
Gjithashtu, ai foli dhe për mardhënienet me fëmijët e tij, ku tregoi dhe për karrierën e Igli Tares, i cili sot është një nga drejtorët sportiv në Serinë A.
Isa Tare ka qenë dhe një prej drejtuesve të klubit Partizani.