Një 36-vjeçar do të dalë sot para Gjykatës për t’u gjykuar lidhur me vrasjen e mësueses Sabina Nessa. Koci Selamaj, nga Eastbourne, East Sussex, u arrestua të dielën, ndërsa dot të përballet me drejtësinë.
Selamaj kishte bashkëjetuar me të dashurën e tij rumune prej disa kohësh, por së fundmi ishin ndarë, e mesa duket shqiptari nuk e kishte pritur mirë fundin e marrëdhënies.
Sabina Nessa u pa për herë të fundit të premten e 17 shtatorit, kur doli nga shtëpia për të shkuar në një lokal pranë shtëpisë së saj. Mëngjesin tjetër, 28-vjeçarja u gjet e vdekur në parkun 150 metra pranë apartamentit, poshtë gjethëve në park nga një person i rastësishëm, raporton Dailymail.
Në nder të saj janë bërë homazhe, nga familjarët, kolegët, studentët dhe persona që u prekën nga ngjarja e rëndë.