Presidenti rus Vladimir Putin, ka pritur në një takim në Soçi ditën e djeshme presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Pjesë e bisedës do të ishin temat më të nxehta që prekim dy vendet mirëpo një prej tyre lindi natyrshëm, ajo për anti-trupat që kanë pas vaksinimit.
Bisedën e ka nisur Erdogan teksa e ka pyetur Putinin se cili është niveli i antitrupave që ka.
“Rreth 15-16”, është përgjigjur Vladimir Putin.
Pas kësaj përgjigjeje Erdogan ka thënë se një nivel i tillë është shumë i ulët. Putin është kundërpërgjigjur se kalkulimi i anti-trupave është bërë me metoda të ndryshme madje ia ka propozuar Erdoganit që ta marrë një dozë të vaksinës Sputnik V. Por kreu i shtetit turk ka refuzuar, duke thënë se është vaksinuar me Pfizer/BionTech.
“Epo mirë pra, herën tjetër”- ka thënë Putin.
Dy liderët filluan bisedimet për frenimin e dhunës së përtërirë në veriperëndim të Sirisë dhe zgjerimin e marrëveshjes për blerjen e sistemit rus të mbrojtjes raketore nga ana e Ankarasë. Shtetet e Bashkuara kundërshtojnë fuqishëm këtë marrëveshje pasi thonë se sistemi rus paraqet rrezik për armatimin e NATO-s, pjesë e së cilës është edhe Turqia. Bisedimet mes Erdoganit dhe Putinit u zhvilluan në Soçi të Rusisë. Erdogan i tha Putinit se dëshironte të diskutonte bashkëpunimin e në fushën e mbrojtjes, pavarësisht kundërshtimeve të SHBA.