Iarda Shahllari është një nga konkurrentet më të komentuara dhe të ndjekura per momentin ne rrjetin social.
Ajo numëron mbi 230 mijë ndjekës në Instagram, duke u bërë kështu vajza më e ndjekur në kaq pak kohë.
Bukuroshja në hyrjen e saj tregoi se është nga Skrapari dhe është infermiere në një qendër estetike.
Ada tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me format e saj edhe pse nga shumë konkurrentë është paragjykuar për ndërhyrjet që ka bërë në pamjen e saj.
Konkurrentja është pëlqyer shumë nga publiku për natyrën e saj të qetë dhe të sinqertë.
Shpesh në komente, ndjekësit i dalin në mbrojtje në shumë prej diskutimeve që ka patur brenda Përputhen.
Për më tepër ne kemi përzgjedhur disa prej fotove më të bukura dhe seksi të Adës në rrjetet sociale që mund t’i shihni në galerinë e mëposhtme.