Dëbora e parë ka zbardhur edhe Korçën. Mëngjesin e sotëm shumë fshatra në juglindje të vendit janë zbardhur nga reshjet.
Në Korçë ka pasur dëborë edhe në Shtyllë dhe Panarit. Reshje dëbore ka pasur në malin e Gramozit dhe në Mokër të Pogradecit.
Reshjet nuk kanë qenë të dendura për këtë arsye nuk ka probleme me qarkullimin e makinave.
Troket dimri në Kukës. Prej mbrëmjes së djeshme temperaturat kanë pësuar ulje të ndjeshme duke u shoqëruar me reshje shiu dhe erëra të forta në qytet dhe fshatrat përreth.
Zona e larta malore janë mbuluar nga mjegulla ndërsa disa zona janë përfshirë nga reshjet e para të dëborës.
Nga mesnata e djeshme dëbora ka zbardhur Shishtavecin dhe malin e Gjallicës.
Autoritetet shprehen se kanë marrë masa për të përballuar pasojat e motit të keq dhe uljen e temperaturave.