ALB-NETWORK është një portal i cili i dedikohet me se shumti shqiptarëve që ndodhen jashtë trojeve shqipfolëse.
Mes Raheem Sterling dhe Manchester City gjithçka duket e përfunduar. Sulmuesi anglez nuk e përjashtoi mundësinë e largimit nga “qytetarët” në mënyrë që të ketë më shumë minuta. Në këtë fillim sezoni, Sterling ka zhvilluar vetëm 461 minuta me vetëm 1 gol të shënuar.
Trajneri Pep Guardiola foli për këtë situatë në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Burnley-t: “Disa lojtarë do të donin të luanin gjatë gjithë kohës, por unë nuk mund t’i siguroj minuta. Ata duhet të flasin në fushë.” Tekniku katalanas foli për çështjen Raheem Sterling dhe fjalët e sulmuesit.
“Raheem është lojtari ynë dhe ai është një lojtar i rëndësishëm për ne. Nëse ai nuk është i lumtur, atëherë ai duhet të marrë vendimin më të mirë”, u shpreh Guardiola.
Sipas lajmeve nga tabloidi “The Sun”, Sterling i ka kërkuar llogari Guardiolës për minutat e pakta dhe të ardhmen e tij, me faktorin e panjohur të rinovimit të kontratës.
ALB-NETWORK është një portal i cili i dedikohet me se shumti shqiptarëve që ndodhen jashtë trojeve shqipfolëse.
© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.