Janë publikuar rezultatet fillestare nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, ku janë zgjedhur krerët e 32 komunave.
Sipas KSHZ-së, në 42 janë në balotazh duke bërë kështu që të zhvillohet raundi i dytë më 31 Tetor ku do të përballen sërish kandidatët për kryetar komune.
Në raundin e parë janë zgjedhur kryetarët e komunave në Bogdanc, Berovë, Bosillovë, Vallandovë, Veles, Vinicë, Gazi Babë, Butel, Gradsko, Dellçevë, Zërnoc, Dojran, Ilinden, Jegunoc, Kavadar, Kriva Pallankë, Krivogashtan, Karbinc, Krushevë, Likovë, Mogillë, Negotinë, Novaci, Petrovec, Pllasnicë, Prilep, Saraj, Sveti Nikollë, Sopisht, Strumicë, Qendër Zhupë dhe Shtip.
Deri më tani, VMRO-DPMNE-ja ka fituar 19 kryetar komunash, LSDM 9 kryetarë komunash, BDI tre ndërsa Partia Demokratike Turke (TDP) një.