Dashuria e babait ndaj djalit të tij i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident automobilistik e përshkruar vetëm në një foto ka bërë xhiron e botës.
Sipas mediave të huaja, Nahuel, ashtu si babai i tij, ishte një tifoz i San Martín dhe tani që skuadra Tucumán është në pozitat e para të tabelës, pranë të paturit mundësi për t’u rikthyer në top ligën e futbollit në Argjentinë, burri vendosi të durojë vapën vetëm për të ‘ndarë’ duelin emocional së bashku me djalin e tij në varr.
“ Vetëm ata që harrohen vdesin ”, shkruhet në mesazhin që shoqëron foton, e cila shumë shpejt u bë virale fillimisht në Argjentinë dhe më pas në të gjithë botën.
19 vjecari, Nahuel Perez vdiq në një aksident automobilistik teksa po udhëtonte për të parë skuadrën e tij të zemrës, San Martin në ndeshjen që pati vite më parë kundër Libertad de Sunchales. Ai ishte tifoz i madh i futbollit, duke bërë qe të lidhej shumë me babain e tij.
Që nga vdekja e Perez babai i tij shkon gjithmonë gjithmonë pranë varrit të tij për të dëgjuar ndeshjen e San Martin në radio.
Historia e u bë e ditur ditët e fundit, kur fotoja e babait të Nahuelit u postua në Facebook pranë varrit të djalit të tij teksa dëgjonte në radio ndeshjen e San Martin me Deportivo Maipú, të fituar 2-0 nga skuadra e Tucumán.