E Hënë, Korrik 4, 2022
  • Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Logohu
  • Regjistrohu
Alb-Network

Feja e Shqiptarit është Shqiptaria

  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
Alb-Network
Home Showbiz

“13 vjeç më përdhunuan dhe trafikuan, Interpoli më la në jetimore”/ Miss Kosova rrëfen tmerrin: Familja s’dinte a isha gjallë apo…

30 Tetor 2021, 14:38
in Showbiz
“13 vjeç më përdhunuan dhe trafikuan, Interpoli më la në jetimore”/ Miss Kosova rrëfen tmerrin: Familja s’dinte a isha gjallë apo…
Share on FacebookShare on TwitterShare on Whatsapp

Miss Universe Kosova, Shkurtesa Sejdiu, ka bërë një rrëfim të rrallë për jetën e saj familjare dhe private. Tuti, pseudonimi që prindërit i vunë kur ishte ende e vogël, për shkak se ishte frikacake, zbuloi se në moshën 13-vjeçare është përdhunuar dhe trafikuar nga disa persona në Kosovë e Serbi.

Në një intervistë për “Glamour Zone”, Tuti tha se kurorën që ka marrë së fundmi, ia kushton familjes së saj, e cila ka sakrifikuar shumë për të.

“Arsyeja që kam ardhur në Miss Universe janë familja ime. Kam aplikuar, kam ardhur dhe nuk e kam besuar që jam fituesja. Kjo kurorë i dedikohet vetëm familjes time që kanë sakrifikuar shumë për mu, e vazhdojnë që të sakrifikojnë”,- tha ajo.

Tuti zbuloi se i vetmi person që mungoi në eventin e organizuar për të pas ftores së madhe ishte i ati. Kjo sepse pasi ai kërkoi drejtësi për vajzën, e burgosën.

“Kur vendosa ta ndaj historinë me publikun nuk ka zgjat as katër ditë dhe babi është liru nga burgu dhe është shumë mirë. I kam qëndru afër gjatë gjithë kohës që kur ka dalë nga burgu, Prandaj nuk kam dhënë asnjë intervistë për këtë çështje dhe kjo është hera e fundit që flas për këtë se institucionet po merren me çështjen. Ka qenë çështje javësh që nuk takohesha me babin”,– rrëfeu ajo.

Tuti tha se në moshën 13-vjeçare është rrëmbyer, përdhunuar dhe trafikuar nga disa persona. Interpoli e gjeti në Serbi dhe kontaktoi familjen e saj për t’i thënë se ishte gjallë dhe mirë.

“Në moshën 13-vjeçare jam përdhunu e jam trafiku nga persona të ndryshëm nga Kosova në Serbi, derisa prindi jem nuk ka lënë institucion pa kërkuar drejtësi. Ata njerëz që janë munduar me ma marrë mua jetën, ata sot janë në liri, nuk janë në burg.

Vetë fakti që ata po bredhin ende lirshëm, tregon se kanë lidhje me shtetin. Interpoli më ka gjet në Serbi, jo në Kosovë. Ata kanë pasur obligim me më gjet mu e me më kthy te familja. Familja ka ardh më ka marrë. Nuk kam pas dijeni, kam qenë në jetimore, se Interpoli nuk ka mujt me më kthy direkt në Kosovë, se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka qenë e lehtë me u bo.

Familja ime në bashkëpunim me Policinë kanë ardh në Serbi, në jetimore dhe më gjetën. Ka qenë shumë e vështirë, por momenti më i lumtur i jetës sime ka qenë kur në orën 7 të mëngjesit vjen një fëmijë aty dhe më thotë në serbisht ‘kanë ardh mami, babi..’.

Nuk e kuptova mirë çfarë më tha. Kur kam zbrit poshtë, kam pa mamin dhe babin që nisën të qanin shumë dhe nuk e besonin që unë jam gjallë. Se ata s’e dinin nëse jam gjallë apo mirë, derisa Interpoli ka dhënë lajm familje sime se unë jam mirë dhe jam në duar të sigurta.”,- tregoi e emocionuar Shkurtesa.

Ajo tha se kishte një arsye  të fortë pse vendosi të ngrinte zërin dhe të tregonte historinë e saj të dhimbshme.

“Për një vajzë të re që ka kaluar gjëra të tmerrshme nuk është aspak e lehtë me dal para kamerave me tregu historinë time. Arsyeja pse e kam treguar është që pse jo nesër pasnesër dikujt që i ka ndodh, pas shumë vitesh e ngre zërin për veten e saj dhe tregon të vërtetën, sepse shumë femra janë të kërcënuara për vite me radhë dhe ende s’kanë guximin ta tregojnë historinë e tyre”, u shpreh Tuti.

E pyetur nëse ka operacione plastike, Shkurtesa u përgjigj sinqerisht: “Po, vetëm pak buzët“. Ajo zbuloi gjithashtu se është single dhe se nuk ka një kriter të veçantë që mashkulli i jetës së saj duhet të plotësojë.

Posti Mëparshëm

Metaverse, bota e re e internetit që Mark Zuckerberg dëshiron dhe përshkruan, i përket si fantashkencës ashtu edhe një realiteti që merr formë shumë ngadalë, pavarësisht kritikave dhe shqetësimeve. Megjithatë, siç theksojnë analistët, teknologjia ka ende shumë rrugë përpara. “Do të ketë mënyra të reja të ndërveprimit me pajisjet që do të jenë shumë më të natyrshme sesa prekja e tastierës ose shtypja e një butoni. Do të bëni gjeste ose do të shqiptoni fjalë. “Do të jetë e mjaftueshme të mendoni edhe për një veprim për ta realizuar atë”, njoftoi i emocionuar themeluesi i gjigantit të mediave sociale. Miliarderi njoftoi se kompania e tij tani do të quhet “Meta” nga fjala greke “meta”, por si metaverse, ose meta-univers, kjo botë paralele përfaqëson për të të ardhmen e internetit. Shumë argumentojnë se grupi kalifornian kërkon të largojë vëmendjen nga një sërë akuzash, duke filluar nga keqinformimi deri te abuzimi me një pozicion dominues në tregun e reklamave online. Por përtej politikës strategjike, metaverse ka të bëjë me pajisjet dhe mënyrat e jetesës të përdorura tashmë nga një pakicë, siç janë makinat autonome, raporton abcnews.al. Që nga shpikja kufjeve të realitetit virtual të “Oculus Quest 2” një vit më parë (të blera nga Facebook në 2014), rreth 1.87 milionë pajisje janë shitur në mbarë botën, sipas studiuesve të Statista. Në këtë fazë, ato përdoren kryesisht për të marrë pjesë në lojëra të realitetit virtual, për shembull për një lojë tenisi. Facebook ka filluar gjithashtu të zhvillojë mjedise të tilla si dhomat e punës, ku pjesëmarrësit shfaqen rreth një tryeze të rrumbullakët në formën e avatarëve të personalizuar që duken si personazhe të filmave vizatimorë. Jemi ende shumë larg romanit distopian “Lojtari i gatshëm një” i Ernest Cline, ku një pjesë e madhe e njerëzimit arratiset nga një botë në krizë në një sistem global të realitetit virtual, përmes syzeve të realitetit virtual dhe dorezave dhe rrobave me prekje. Tregjet e panë Meta-n si një maskim Reagimet, megjithatë, duket se nuk i bindin të interesuarit. Robert Scoble, një adhurues i zjarrtë i realitetit virtual dhe i njohur në Silicon Valley, komentoi në Tëitter se është “kompania e gabuar që na shet të ardhmen”. Në një tjetër postim në Tëitter, Scoble i referohet prezantimit të Zuckerberg, duke e përshkruar atë si “aerologji dhe klishe”. Disa të tjerë që janë shumë aktivë në realitetin virtual ishin më të butë. Mattheë Ball, drejtor ekzekutiv i Roundhill Ball Metaverse ETF, i listuar në NYSE, beson se emri i ri i Facebook është i përshtatshëm për tronditjen tektonike që dëshiron të sjellë në mekanizmat e mediave sociale. Ai shton: “Këtu nuk kemi një rast të riemërtimit të një marke të njohur në diçka të ngjashme, nuk po flasim për një produkt të ri, por për besimin në një nivel thelbësisht të ndryshëm të ekzistencës njerëzore”. Të tjerë, megjithatë, paralelizuan riemërtimin e Facebook me atë të kompanisë së duhanit Philip Morris Altria në 2003. Siç thekson Mike Davis, president i Projektit të Përgjegjshmërisë në Internet, i cili është veçanërisht kritik ndaj Facebook: “Ndjek shembullin e kompanive të mëdha të duhanit që u riemëruan kur u kuptua ndikimi i tyre toksik dhe vdekjeprurës në shoqëri.” Siç shpjegon ai, “Philip Morris u kap në përpjekje për të joshur fëmijët dhe u quajt Altria dhe për të njëjtën arsye Facebook po merr emrin Meta”. Megjithatë, Alexandria Ocasio Cortez, demokrate nga Kongresi Amerikan, komentoi pa mëdyshje, duke theksuar se emri Meta tregon se “ne jemi një kancer i trupit të demokracisë që ka metastazuar dhe evoluar në një mekanizëm global monitorimi dhe propagande në favor të regjimeve autoritare”. “Deri në 5 ose 10 vjet, shumë nga këto teknologji do të jenë të zakonshme,” siguroi Mark Zuckerberg gjatë njoftimit të riemërtimit nga Facebook të një shtëpie virtuale në një mjedis parajsë, duke paraqitur “materialet” e nevojshme për ndërtimin e këtij universi paralel, raporton abcnews.al. Pajisjet, helmetat ose syzet e realitetit virtual jo vetëm që do të projektojnë imazhe me rezolucion jashtëzakonisht të lartë në një kënd 360 °, por gjithashtu do të jenë në gjendje të riprodhojnë pamjen e jashtme të një personi, nga njollat ​​në lëkurën e tyre deri te shprehjet e fytyrës. të, në mënyrë shumë realiste dhe në kohë reale. Shikoni në sytë e mi Facebook po zhvillon kufje të ndryshme nga ato të Oculus, të cilat u pagëzuan me emrin Cambria, dhe ata premtojnë se do të jenë më të rehatshme për t’u mbajtur për më gjatë dhe gjithashtu garantojnë performancë më të madhe. “Avatarët sigurisht që mund të shikohen”, triumfon Angela Chang, drejtoresha e Meta-s për pajisjet e realitetit virtual. “Ne kombinojmë një seri receptorësh me algoritma të riprodhimit të botës natyrore me thellësinë dhe perspektivën e tij,” shpjegon ai. Për t’u përdorur gjerësisht, metaverse do të ketë nevojë gjithashtu për një sistem operativ të hapur, ku përdoruesit mund të paguajnë lehtësisht për artikujt virtualë dhe t’i transferojnë ato nga një botë në tjetrën. Gjigatdi i internetit do të mbështesë shfaqjen e një ekosistemi kompanish që do të krijojnë programe për këtë “internet të ri”. Mark Zuckerberg vlerëson se në dhjetë vjet metaverse mund të kishte arritur “një miliard përdorues, qindra miliona dollarë në tregtinë dixhitale dhe miliona vende pune për krijuesit dhe zhvilluesit”. Prandaj do t’ju duhen mjete për të mbrojtur transaksionet. Teknologjia e decentralizuar e blockchain, e cila lejoi zhvillimin e kriptomonedhave mund të kontribuojë në projekt. “Prioriteti ynë do të jetë metaverse, jo Facebook”, tha Zuckerberg. “Kjo do të thotë që në një moment nuk do të keni nevojë të përdorni Facebook për të h

Posti tjetër

“DW”: Si në Luftën e Ftohtë, Bjellorusia bllokon informimin për botën e jashtme. Ç’qëndron pas kësaj?

Të Ngjashme

Eneda, Fjoralba apo Xhemi Shehu? Salsano zgjedh mes tre moderatoreve: Do të doja…
Showbiz

Eneda, Fjoralba apo Xhemi Shehu? Salsano zgjedh mes tre moderatoreve: Do të doja…

4 Korrik 2022, 19:19
VIDEO që po ‘thyen’ rrjetin/ Ishte i ftuar në dasmën e mikut të tij, Romeo Veshaj përballet me incidentin e papritur
Showbiz

VIDEO që po ‘thyen’ rrjetin/ Ishte i ftuar në dasmën e mikut të tij, Romeo Veshaj përballet me incidentin e papritur

4 Korrik 2022, 15:59
Madonna kujton fillimet e karrierës/ Ylli i popit iu drejtohet artisteve të reja: Shikoni si e shtrova rrugën për ju k*rva
Showbiz

Madonna kujton fillimet e karrierës/ Ylli i popit iu drejtohet artisteve të reja: Shikoni si e shtrova rrugën për ju k*rva

4 Korrik 2022, 14:57
Posti tjetër
“DW”: Si në Luftën e Ftohtë, Bjellorusia bllokon informimin për botën e jashtme. Ç’qëndron pas kësaj?

“DW”: Si në Luftën e Ftohtë, Bjellorusia bllokon informimin për botën e jashtme. Ç’qëndron pas kësaj?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme Flash

Cilat janë kushtet e Erdogan për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO?

“Përfundoni pikërisht aty ku keni filluar. Ku jeni?” Pyetja e famshme që bën Elon Musk në çdo intervistë para se të punësojë dikë

“Burri nuk e ka për borxh të pyesë bashkëshorten e parë, për të marrë grua të dytë”- Habit Hoxha shqiptar me deklaratën: S’ka të drejtë ndahet! Ja kushtet që duhet tu plotësojë ai

Pentagoni: UFO-t kanë pasur kontakte seksuale me ‘dëshmitarë’ dhe kanë lënë gra shtatzënë

“Strofulla” në Fier u zbulua pas “Far West-it” në Elbasan/ Ja si ra policia në gjurmët e killerit Dumani

REKLAMA
Alb-Network

ALB-NETWORK është një portal i cili i dedikohet me se shumti shqiptarëve që ndodhen jashtë trojeve shqipfolëse.

  • Rreth Nesh
  • Kontakt

Kategori

  • AlbTV
  • Emigracioni
  • Gjej Punë
  • Intervista
  • Komuniteti
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Lajme Flash
  • Lifestyle
  • Mal i Zi / Preshevë
  • Maqedoni
  • Opinion
  • Rajoni dhe Bota
  • Shit-Blerje
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Shqipëri e Madhe
  • Sport
  • via Neta

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
  • Logohu
  • Rregjistrohu

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Mirëseerdhët !

Logohu ne profilin tuaj.

Forgotten Password? Rregjistrohu

Krijo Profil !

Ploteso Formën të Rregjistrohesh

Të Gjitha Fushat janë të Detyrueshme. Hyr

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Hyr