Ditën e diel më 7 Nëntor 2021, do të themelohet dega më e re e “Vatrës” në Miami. Kjo degë do të drejtohet nga kryetarja e komisionit nismëtar të themelimit studiuesja Iris Halili.
Ftohen të gjithë patriotët shqiptarë që ti bashkëngjiten formacionit më të ri patriotik në dobi të çështjes kombëtare. Dega më e re e Vatrës në Miami ka mbledhur deri tani rreth vetes personalitete të fushës së ekonomisë, biznesit, letërsisë, veprimtarë dhe aktivistë me integritet dhe personalitete shqiptare në Florida.
Vatra Miami ka mision të nderojë dhe trashëgojë amanetin e themeluesëve të Federatës dhe të bëjë realitet moton: “Kur duam njëri- tjetrin duam më shumë Shqipërinë. Të gjithë patriotët shqiptarë që duan ti bashkohen Vatrës në Miami janë të lutur të kontaktojnë me zonjën Iris Halili 9547077895, dhe të bëhen pjesë aktive e përfaqësimin, organizimit dhe pjesëmarrjes.