Ish-futbollisti Granit Cana është një nga banorët e Big Brother Vip i cili mori shumë vëmendje në fillim të show-t pasi u aludua për një marrëdhënië të mundshme mes tij dhe Filloreta Raçit, ose Fifit siç e njeh publiku.
Me kalimin e ditëve gjërat u zbehën dhe Graniti i tha Fifit se mes tyre nuk mund të kishte asgjë më tepër përvecsë miqësi, çka “trazoi” ujërat në shtëpinë e Big Brother. Në një nga rrëfimet e tij, Graniti i ka treguar Fifit se dikur ka pasur një lidhje të komplikuar dashurie me një vajzë dhe shprehu dhe dëshirën për ta takuar atë sërish.
Burime për “Kryefjala.com” kanë zbuluar identitetin e ish të dashurës së Granitit dhe bëhet fjalë për një aktore nga Kosova, e quajtur Adelina, e cila modelon por me profesion është farmaciste. Mendohet se Graniti dhe Adelina kanë qenë të fejuar prej 1 viti, por që shkaqet e ndarjes së tyre ende nuk dihen.