Ish-deputeti i Partisë Demokratike dhe ish-studenti i Dhjetorit, Azgan Haklaj ka hedhur akuza të forta kundër ish-kryeministrit Sali Berisha.
I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, Haklaj e ka etiketuar familjen e Berishës si ‘mafioze’.
Duke iu referuar vendimit të DASH për shpalljen e Berishës ‘Non-Grata’, Haklaj tha se një qëndrim të tillë për familjet nuk është mbajtur as kundrejt kriminelëve më të mëdhenj botërorë.
“Berisha ka statusin ‘familje mafioze’. Ka statusin e familjes Gambino, Cosa Nostra. Se e thotë Departamenti… motivi është më i rëndë, është qëndrimi më i ashpër që ka mbajtur DASH pas luftës së dytë botërore ndaj një personaliteti dhe familjes së tij.
Ai se ka mbajt këtë qëndrim ndaj familjes së Millosheviçit, ndaj familjes së Gaddafit, Saddam Hussenit. Unë nuk jam për atë ‘i ka provat, s’i ka provat’. Berisha s’ka lënë gjë pa thënë për të vramit e gjithësecilit dhe ska dërguar asnjë provë kurrkund.
Tani, ‘e kam çuar në gjyq në Francë, tek një gjykatës’. Cili gjykatës? Do gjykojë Franca, DASH-in, apo sekretarin e shtetit? Kjo është krejt absurd. Kjo është tymnajë.”