E Shtunë, Shtator 23, 2023
  • Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Logohu
  • Regjistrohu
Alb-Network

Feja e Shqiptarit është Shqiptaria

  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
Alb-Network
Home Shqipëri e Madhe Shqipëri

Ngrihen avionët, rrezik nga tërbimi i dhelprës

9 Nëntor 2021, 17:17
in Shqipëri
Ngrihen avionët, rrezik nga tërbimi i dhelprës
Share on FacebookShare on TwitterShare on Whatsapp

Dhelpra e kuqe në Shqipëri nuk është një kuriozitet i faunës por edhe një rrezik. Ajo mund të shkaktoj tërbimin dhe ilaçi i vetë është vaksinimi. Po po vaksinimi për mes ushqimit që hidhet nga ajri? Disa avionë të vegjël u regjistruan nga celularët e disa banorëve në Durrës dhe Lezhë të cilët dyshonin për pranin e tyre. Por Policia qetësoi publikun se ata avionë ishin kontraktuar nga Ministria e Bujqësisë për vaksinimin e dhelprës së kuqe.  Ka kohë që ka nisur ky proces.

Zëdhënësja e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural tha se fushata e vaksinimit do të realizohet nëpërmjet disa avionëve të monitoruar nga Bashkimi Europian që do të shpërndajnë karremat vaksinal. Mënyra e vaksinimit ka qenë e njëjtë që prej fillimit të kësaj fushate. 4 avionë të vegjël që mbartin teknologji specifike për shpërndarje e vaksinave, konfirmojnë vendndodhjen e dhelprave të kuqe dhe lëshojnë vaksinën. I gjithë ky proces është në mënyrë të kontrolluar.

Sipas projektit është parashikuar që vaksinat të shpërndahen në një periudhë 2 javore me tre faza në të gjithë zonat e mbrojtura në vend dhe avionët e vegjël ngrihen gjithnjë nga qyteti i Kuçovës.

Dhelprat e kuqe në përgjithësi krijojnë vargje shtëpish të qëndrueshëm brenda zonave që i përcaktojnë më parë, duke përdorur urinën e tyre për të shënjuar zonat ku jetojnë një faktor nxitës i sëmundjes.

Gjithashtu dhelprat e përdorin vende të caktuara për të ruajtur ushqimin e gjetur. Ato jetojnë në grupe familjare që ndajnë një territor të përbashkët. Në habitatet e favorshme dhe zonat me presion të ulët gjuetie, dhelpra vartëse mund të jenë të pranishme në një varg.

Vaksinimi i dhelprës së  kuqe është i shtrirë në tre fushata vaksinimi, ku për çdo fushatë hidhen 560.000 karrema vaksinal,”shton më tej zëdhënësja e ministrisë.
Nëpërmjet hedhjes totale prej 1.680.000 karremash vaksinal do të arrihet mbulimi i të gjithë territorit të Shqipërisë me këtë vaksinë.

Tërbimi është sëmundje virale që kur kalon tek njeriu apo tek kafshët mund të shkaktojë bllokim të trurit. Simptomat e para të kësaj sëmundje janë ethe dhe kruajtje në vendin e ekspozimit, më pas ndiqen nga lëvizje të dhunshme, përpëlitje të pakontrolluara, frika nga uji, paaftësi për të lëvizur pjesët e trupit dhe konfuzion. Pas shfaqjes së simptomave, tërbimi pothuajse gjithmonë çon në vdekje. Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë koha mes kontaktit të sëmundjes dhe fillimit të simptomave zgjat nga 1 deri në 3 muaj. OBSH thotë se kjo është periudha kohore konstante por periudha e inkubimit varet nga distanca në të cilën virusi duhet të udhëtojë për të arritur sistemin nervor qendror. Virusi i tërbimit udhëton në drejtim të trurit duke ndjekur nervat periferikë. Kjo sëmundje e rrezikshme mbartet dhe nga qenë dhe në 99% të rasteve kalon nga ata tek njerëzit.

Procesi i vaksinimit të dhelprës së kuqe ka nisur që prej viti 2014 dhe konsiston në projektin PAZA të mbështetur nga Bashkimi Europian. Vaksinimi kryhet vazhdimisht në të gjitha vendet e rajonit dhe Europës. Sipas projektit PAZA pas disa vitesh vaksinimi të rregullt, tashmë sëmundja është zhdukur në Kroaci, Serbi dhe në Maqedoninë e Veriut./ GazetaSi

Posti Mëparshëm

Temperaturat do të rriten me 2°C, 1 miliardë njerëz do të vuajnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Posti tjetër

Buxheti për Policinë/ Rama vë objektivat: Zero tolerancë ndaj krimit. Ndihmë me drona e satelitë

Të Ngjashme

EMRAT/ Tirana zgjohet e përgjakur, 43 vjeçari vret nusen e vëllait dhe veten
Kryesore

EMRAT/ Tirana zgjohet e përgjakur, 43 vjeçari vret nusen e vëllait dhe veten

8 Prill 2023, 7:13
3 persona të krimit të organizuar nën hetim për sulmin e armatosur te Top Channel
Kryesore

3 persona të krimit të organizuar nën hetim për sulmin e armatosur te Top Channel

8 Prill 2023, 4:55
Edhe në 14 Maj me “spiunë” nëpër lista, Celibashi: Askush nuk pengohet për sa kohë ligjet janë në diskutim
Kryesore

Edhe në 14 Maj me “spiunë” nëpër lista, Celibashi: Askush nuk pengohet për sa kohë ligjet janë në diskutim

5 Mars 2023, 23:26
Posti tjetër
Buxheti për Policinë/ Rama vë objektivat: Zero tolerancë ndaj krimit. Ndihmë me drona e satelitë

Buxheti për Policinë/ Rama vë objektivat: Zero tolerancë ndaj krimit. Ndihmë me drona e satelitë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme Flash

FOTO/ Kush është njeriu që ka “stresuar” miliarderët e botës, Elon Musk, Bill Gates e Jeff Bezos

FOTO/ Shkëmbi i kuq që “ngrihet nga hiçi” dhe ishulli Kangur, dy vendet që duhet t’i vizitoni patjetër

Rusia akuzon zyrtarisht gazetarin amerikan për spiunazh

Vuçiç: Sa të kem unë ndikim Serbia s’do ta njohë as drejtpërdrejt, as tërthorazi Kosovën

Presidenti Biden, fjalim mbi përpjekjet për t’i dhënë fund kancerit

REKLAMA
Alb-Network

ALB-NETWORK është një portal i cili i dedikohet me se shumti shqiptarëve që ndodhen jashtë trojeve shqipfolëse.

  • Rreth Nesh
  • Kontakt

Kategori

  • AlbTV
  • Emigracioni
  • Gjej Punë
  • Intervista
  • Komuniteti
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Lajme Flash
  • Lifestyle
  • Mal i Zi / Preshevë
  • Maqedoni
  • Opinion
  • Rajoni dhe Bota
  • Shit-Blerje
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Shqipëri e Madhe
  • Sport
  • via Neta

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
  • Logohu
  • Rregjistrohu

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Mirëseerdhët !

Logohu ne profilin tuaj.

Forgotten Password? Rregjistrohu

Krijo Profil !

Ploteso Formën të Rregjistrohesh

Të Gjitha Fushat janë të Detyrueshme. Hyr

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Hyr