E Martë, Janar 31, 2023
  • Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Logohu
  • Regjistrohu
Alb-Network

Feja e Shqiptarit është Shqiptaria

  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
Alb-Network
Home Kryesore

Shpresë për shpëtimin e Valbonës/ Ndërpritet betonizimi dhe shkatërrimi i lumit. Pas 4 muajsh zbatohet vendimi i Gjykatës së Lartë

10 Nëntor 2021, 19:19
in Kryesore, Shqipëri
Shpresë për shpëtimin e Valbonës/ Ndërpritet betonizimi dhe shkatërrimi i lumit. Pas 4 muajsh zbatohet vendimi i Gjykatës së Lartë
Share on FacebookShare on TwitterShare on Whatsapp

Vetëm pas 4 muajsh nga një vendim i Gjykatës së Lartë në vend dhe vetëm pas insistimit me shkrime dhe raportime të Report për skandalin e moszbatimit të vendimit më në fund në Luginën e Valbonës është ndërprerë betonizimi dhe shkatërrimi.

Të martën në mesditë, përmbaruesja gjyqësore Satbere Shahu, e shoqëruar nga policia ka pezulluar kontratën e koncesionit për ndërtimin e dy hidrocentraleve në lumin Valbonë.

Nënkryetari i Bashkisë Kujtim Rexha tha për Report Tv se është bërë bllokimi i perkohshëm i punimeve ne dy HEC-ET në Dragobi dhe se nuk ka pasur incidente për ekzekutimin e vendimit te Gjykatës së Lartë.  Policia ka mbështetur zyrën e përparimit dhe Policinë Bashkiake Tropojë.

Në të gjithë Parkun Kombëtar të Luginës së Valbonës vijonte puna e makinerive për të ndërtuar hidrocentralet që degradonin më tej lumin dhe bukuritë e Alpeve Shqiptare edhe pse një vendim i Gjykatës së Lartë kishte ndërprerë punën aty prej muajsh.

Rea Nepravishta, aktiviste e të drejtave të njeriut, e ftuar në Report Tv pak javë më parë ka folur për këtë skandal, që sipas saj i tejkalon çështjet mjedisore por lidhet me çështjet e zbatimit të ligjit. Nepravishta bëri thirrje që përmbarimi të vërë në zbatim menjëherë vendimin e Gjykatës së Lartë.

Më 21 korrik Gjykata e Lartë ka vendosur të pezullojë ndërtimin e HEC-eve mbi Valbonë nga kompania GENER 2, deri kur të merret një vendim i formës së prerë për këtë çështje të rëndësishme. Gjykata e Lartë ka pranuar kërkesën e banorëve të 27 fshatrave të Bashkisë Tropojë, Shoqatës “TOKA” dhe Shoqatës për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Alpeve Shqiptare, duke ndaluar çdo veprim mbi Valbonë. Banorët dhe shoqatat kundërshtojnë projektin e ndërtimit të 2 hidrocentraleve Dragobia dhe Cerem në Parkun Kombëtar të Luginës së Valbonës nga kompanitë  “GENER 2” dhe “DRAGOBIA ENERGY” të Bashkim Ulajt. Bashkim Ulaj është një nga oligarkët që Lulzim Basha ka “harruar” ta përmendë në denoncimi politik që ka bërë në Kuvend.

Palë në këtë proces janë edhe Ministria e Energjisë dhe Industrisë, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Ministria e Mjedisit, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Agjencia e Zhvillimit të Territorit, institucione të cilat në kohë të ndryshme kanë marrë pjesë në dhënien e lejes për ndërtimin e HEC-ve mbi Valbonë. Beteja kundër betonizimit të Valbonës ka nisur që në vitin 2015. Banorët e 27 fshatrave të Tropojës kanë denoncuar falsifikimin e procesverbaleve të konsultimit me publikun, që ishin pjesë e dokumentacionit të kompanive që morën të drejta për HEC në Valbonë. Kompanitë kanë paraqitur dokumentacion sikur banorët ishin dakord për ndërtimin e HEC-eve.

Vendimi i Gjykatës së Lartë për sigurimin e padisë

Vendimi i Gjykatës së Apelit 2018 që pezullon ndërtimin e HEC-ve në Valbonë

Posti Mëparshëm

I vranë vëllanë/ Mikel Kovaçi flet për herë të parë për akuzat e të dashurës 14-vjeçare: Ajo nuk më tregonte të vërtetën…

Posti tjetër

‘Nën udhëheqjen e Ramës janë ndërmarrë shumë hapa’/ Rutte: Vendet e tjera të rajonit të bashkohen me “Open Ballkan”

Të Ngjashme

Zgjerohet harta e luftës/ Përleshje në kufirin e këtyre dy shteteve që Rusia ka lidhje të ngushta, dhjetëra të vdekur
Kryesore

Zgjerohet harta e luftës/ Përleshje në kufirin e këtyre dy shteteve që Rusia ka lidhje të ngushta, dhjetëra të vdekur

17 Shtator 2022, 18:42
A do dalë Juvja nga kjo gjëndje? Rama “ndërron skuadër”: Miku im Mourinho po ecën mirë, kështu që…
Shqipëri

A do dalë Juvja nga kjo gjëndje? Rama “ndërron skuadër”: Miku im Mourinho po ecën mirë, kështu që…

17 Shtator 2022, 18:00
Tensione/ SHBA do të vendos sanksione të reja ndaj Rusisë sa më shpejt. Kremlini premton të përgjigjet
Kryesore

Biden paralajmëron Putinin: Mos përdor armë bërthamor apo kimike

17 Shtator 2022, 17:41
Posti tjetër
‘Nën udhëheqjen e Ramës janë ndërmarrë shumë hapa’/ Rutte: Vendet e tjera të rajonit të bashkohen me “Open Ballkan”

‘Nën udhëheqjen e Ramës janë ndërmarrë shumë hapa’/ Rutte: Vendet e tjera të rajonit të bashkohen me “Open Ballkan”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme Flash

Vuçiç: Sa të kem unë ndikim Serbia s’do ta njohë as drejtpërdrejt, as tërthorazi Kosovën

Presidenti Biden, fjalim mbi përpjekjet për t’i dhënë fund kancerit

FOTO/ Të gjitha të fshehtat e marrëdhënies së ndërlikuar mes Mbretëreshës Elizabeth dhe Princeshës Diana

Sulme me thikë në Kanada/ Të paktë 10 persona të vrarë, autorët ende në arrati! Autoritetet këshillojnë banorët të qëndrojnë në shtëpi

‘Bllokoi fillimin e negociatave’/ Bullgaria kritika Ramës: Sjellje e pahijshme e një kryeministri të një vendi kandidat për në BE

REKLAMA
Alb-Network

ALB-NETWORK është një portal i cili i dedikohet me se shumti shqiptarëve që ndodhen jashtë trojeve shqipfolëse.

  • Rreth Nesh
  • Kontakt

Kategori

  • AlbTV
  • Emigracioni
  • Gjej Punë
  • Intervista
  • Komuniteti
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Lajme Flash
  • Lifestyle
  • Mal i Zi / Preshevë
  • Maqedoni
  • Opinion
  • Rajoni dhe Bota
  • Shit-Blerje
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Shqipëri e Madhe
  • Sport
  • via Neta

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
  • Logohu
  • Rregjistrohu

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Mirëseerdhët !

Logohu ne profilin tuaj.

Forgotten Password? Rregjistrohu

Krijo Profil !

Ploteso Formën të Rregjistrohesh

Të Gjitha Fushat janë të Detyrueshme. Hyr

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Hyr