Është publikuar në rrjetet sociale video e Adelijna Sejdinit, pak para se të vetëvritej duke u hedhur nga një urë.
Në video gruaja paralajmëron se gjestin po e merr pas urdhrit të dëbimit nga autoritetet policore për të mos shkelur 1 vit në territorin e kryeqytetit Romë.
Që kur lexova dokumentin kam makth dhe panik. Unë do pres pak dhe do shkoj të hidhem nga ura, t’ju vijë turp. Vdekja ime do ju mbetet në ndërgjegje”, thotë Adelina në video.

47 vjeçarja shqiptare, e rrëmbyer, rrahur dhe përdhunuar për 22 vite, me dëshminë e saj çoi në arrestimin e 40 shfrytëzuesve të prostitucionit.
“Në Romë më kanë trajtuar si kriminele e më thanë se nëse brenda mbrëmjes së djeshme nuk largohem nga Roma drejt Pavias, do të më arrestojnë” thotë ajo në video.
“Hajde të më arrestoni brenda në arkivol, e këto video dëshmojnë se nëse më ndodh ndonjë gjë mua, faji është i Policisë së Shtetit, i Zyrës së Emigracionit të Pavias, është i atyre që po më trajtojnë si kriminele duke firmosur një letër dëbimi dhe i gjithë atyre që mund të bënin dicka e nuk bën dot asgjë… do të më kenë në koshiencën e tyre.
Do pres dhe pak e do të hidhem nga ura e parë që do më shfaqet…. e bëj që Adelina të tjera mos të jetojnë atë c’ka me ndodhi mua… t’ju vijë turp. Ky eshtë abuzim detyre. Ju më shfrytëzuat për 20 vite e tani më trajtoni si kriminele”, thotë Adelina në video.
Ajo u vetëvrarë në Romë, më 8 nëntor 2021, ndërsa prej kohësh ishte diagnostikuar me tumor.