E Hënë, Janar 30, 2023
  • Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Logohu
  • Regjistrohu
Alb-Network

Feja e Shqiptarit është Shqiptaria

  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
Alb-Network
Home Shqipëri e Madhe Kosovë

Kosova nuk u ftua në samitin e demokracisë/ Reagon DASH: Nuk komentojmë vendimin pse disa vende…

11 Nëntor 2021, 20:01
in Kosovë
Raporti i DASH: Mosndëshkimi mbetet problem serioz për Shqipërinë. Dënimet e zyrtarëve të lartë që kryejnë abuzime ishin sporadike
Share on FacebookShare on TwitterShare on Whatsapp

Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) ka thënë se nuk “komenton çështjet e brendshme pse disa vende nuk janë ftuar”, në Samitin për Demokraci, ka raportuar Zëri i Amerikës (VOA) .

“Presidenti Biden është zotuar të jetë nikoqir i Samitit të Demokracisë për të forcuar angazhimin tonë për pozicionimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut në zemër të politikës së jashtme të SHBA-së”, -ka thënë një zëdhënës i paidentifikuar i Departamentit të Shtetit.

Kjo ngjarje virtuale është planifikuar të mbahet më 9 dhe 10 dhjetor. Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se pjesë e Samitit do të jenë shtetet me demokraci të zhvilluar apo në zhvillim, shoqëria civile dhe sektori privat – pa specifikuar numrin e saktë të të ftuarve.

“Do të kërkohet angazhim inovativ dhe i fuqishëm për t’u mbrojtur kundër autoritarizmit, për mënyrat e trajtimit dhe luftimit të korrupsionit dhe promovimin e respektimit të të drejtave të njeriut brenda dhe jashtë vendit. Samiti për Demokracinë tregon bindjen e thellë të presidentit Biden se demokracitë duhet të bashkohen, të mësojnë së bashku, të mbështesin njëra-tjetrën dhe të punojnë së bashku për të trajtuar sfidat më urgjente të botës”, është thënë në përgjigje.

Media amerikane Politico ka njoftuar se Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë ftuar nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, për dallim nga Serbia, Kosova dhe Bosnja e Hercegovina.

“Ne nuk do të komentojmë mbi opinionet e brendshme se pse disa vende nuk u ftuan,” është thënë në përgjigje, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara duan të përfshijnë dhe përfaqësojnë vende të rajoneve të ndryshme dhe karakteristikave socio-ekonomike në Samit.

Një grup i organizatave joqeveritare nga Kosova, ka kërkuar përmes një letre që, Shtetet e Bashkuara të shqyrtojnë thirrjen e Kosovës për të marrë pjesë në Samitin për Demokraci.

Radio Evropa e Lirë ka siguruar letrën nga përfaqësuesit e shoqërisë civile, e cila i është dërguar Zëvendësndihmëssekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, njëherësh të dërguarit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Koordinatores për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, Shanthi Kalathil, në të cilën kanë dhënë arsyet e tyre pse Kosova do të duhej të ishte pjesë e kësaj iniciative.

Mirëpo DASH ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk përpiqen të përcaktojnë cilat shtete janë demokrate e cilat nuk janë.

Ambasadori i SHBA në Serbi, Anthony Godfrey, ka deklaruar se jo të gjithë partnerët kanë mundur të ftohen në Samit.

“Qëllimi ishte të ftoheshin vende nga rajone të ndryshme me nivele të ndryshme të zhvillimit të demokracisë. Vende ku demokracia është shumë mirë e zhvilluar, si dhe vende ku demokracia është ende në zhvillim, me përmasa të ndryshme dhe numër të ndryshëm banorësh. Shtetet e Bashkuara, megjithatë, mbeten të përkushtuara për të bashkëpunuar me Serbinë në forma të tjera, në mënyrë që të avancojnë dhe forcojnë demokracinë,”– ka thënë Godfrey më 9 nëntor.

Në të njëjtën ditë, kryetari i Komisionit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, Bob Menendez dhe shtatë senatorë të tjerë, i kanë dërguar një letër presidentit amerikan, përmes së cilës kanë kërkuar sqarime dhe transparencë në lidhje me kriteret e aplikuara për të vendosur se cilat vende do të ftohen në Samit.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se secili ka të drejtë të zgjedhë se kë do të ftojë dhe të vlerësojë demokracitë e njerëzve të tjerë, teksa ka komentuar mosftesën e Serbisë në Samit.

Posti Mëparshëm

Rreth 1 mln fëmijë nën moshën 12 vjeç në SHBA morën dozën e parë të COVID

Posti tjetër

“Festivali i RTSH nuk i do shqiptarët e Kosovës”/ Kolegët reagojnë ndaj Hazirit: Po nxit helm e urrejtje

Të Ngjashme

Kurti thyen heshtjen, flet për takimin ‘kokë më kokë’ me Ramën në Tiranë: Drekë pune, bisedime të nevojshme
Kryesore

Kurti thyen heshtjen, flet për takimin ‘kokë më kokë’ me Ramën në Tiranë: Drekë pune, bisedime të nevojshme

14 Shtator 2022, 17:17
“Kohë e artë e raporteve Serbi-Turqi”/ Kurti i përgjigjet Erdoganit: Dialogu zhvillohet në Bruksel, jo në Beograd
Kryesore

“Kohë e artë e raporteve Serbi-Turqi”/ Kurti i përgjigjet Erdoganit: Dialogu zhvillohet në Bruksel, jo në Beograd

8 Shtator 2022, 14:57
Mbështetja financiare ndaj rritjes së çmimeve/ Qeveria e Kosovës miraton vendimin: 100 euro shtesë për të gjithë pensionistët
Kryesore

100 euro për pensionistët dhe dyfishim i asistencës sociale, Qeveria e Kosovës paketë ndihme për të përballuar inflacionin

3 Shtator 2022, 20:35
Posti tjetër
“Festivali i RTSH nuk i do shqiptarët e Kosovës”/ Kolegët reagojnë ndaj Hazirit: Po nxit helm e urrejtje

“Festivali i RTSH nuk i do shqiptarët e Kosovës”/ Kolegët reagojnë ndaj Hazirit: Po nxit helm e urrejtje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme Flash

Vuçiç: Sa të kem unë ndikim Serbia s’do ta njohë as drejtpërdrejt, as tërthorazi Kosovën

Presidenti Biden, fjalim mbi përpjekjet për t’i dhënë fund kancerit

FOTO/ Të gjitha të fshehtat e marrëdhënies së ndërlikuar mes Mbretëreshës Elizabeth dhe Princeshës Diana

Sulme me thikë në Kanada/ Të paktë 10 persona të vrarë, autorët ende në arrati! Autoritetet këshillojnë banorët të qëndrojnë në shtëpi

‘Bllokoi fillimin e negociatave’/ Bullgaria kritika Ramës: Sjellje e pahijshme e një kryeministri të një vendi kandidat për në BE

REKLAMA
Alb-Network

ALB-NETWORK është një portal i cili i dedikohet me se shumti shqiptarëve që ndodhen jashtë trojeve shqipfolëse.

  • Rreth Nesh
  • Kontakt

Kategori

  • AlbTV
  • Emigracioni
  • Gjej Punë
  • Intervista
  • Komuniteti
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Lajme Flash
  • Lifestyle
  • Mal i Zi / Preshevë
  • Maqedoni
  • Opinion
  • Rajoni dhe Bota
  • Shit-Blerje
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Shqipëri e Madhe
  • Sport
  • via Neta

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
  • Logohu
  • Rregjistrohu

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Mirëseerdhët !

Logohu ne profilin tuaj.

Forgotten Password? Rregjistrohu

Krijo Profil !

Ploteso Formën të Rregjistrohesh

Të Gjitha Fushat janë të Detyrueshme. Hyr

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Hyr