Përqendrohemi tek organizimi i kartelit të parë shqiptar. Tipar dallues me organizatat e tjera shqiptare është markimi i kokainës me emrin “Kompania Bello”, siç veprojnë edhe kartelet amerikano-latine. Marka “Bello” e ka zanafillën në një bisedë të përgjuar në Mars të vitit 2016 mes Dritan Rexhepit dhe një personi nga Vlora të quajtur Jorin Llambro. Ky i fundit, i thotë se duhet të dalin në treg me emrin e tyre që të njihen më mirë. Në dakordësi, vendosin që pakot me kokainë të shtypen me inicialet C.B- kompania Bello.
“Puna e parë është krijimi i kontakteve, vajtja rezidentë e personave shqiptarë për kontrat direkt me blerësin dhe organzimin e trafikut” u shpreh Pëllumb Nako, Ish-drejtor i Policisë Kufitare.
“Ata janë bërë aq të fortë, kanë grumbulluar aq shumë lekë, kanë vednosur aq lidhje sa e kanë kuptuar pse të mos jemi dorë e parë, dorë e parë do të thotë fitim maksimal, ose i dyfishuar, trefishuar, kur e merr nga aty te plantacioni sapo prodhuar e merr shumë lirë” u shpreh Ferdinand Dervishi, Gazetar.
“Kanë aftësitë financiare, lidhjet kontaktet, shtrirjet gjeografike, lidhjet me organizata, arritjen e menaxhimit marrdhënieve me organizatat e tjera ndërkombëtare që njiheshin se kishin domenin e trafikut si Ndragheta, pra, ky grup ka arritur ti menaxhoje më sukses të gjitha duke patur akses në portet në Evropë, Amerikën e Jugut etj” u shpreh Fabian Zhilla, Ekspert i sigurisë
Në Ekuador, Dritan Rexhepi ishte njeriu kyç pranë furnitorëve të fuqishëm vendas. Lidhja e tij më e afërt ishte Cesar Emilio Montenegro Castillo. Ai njihet si eksponent i organizatës “Norte dell Valle”, degë e kartelit të trafikantit më të madh në histori, Escobar. Castillo kishte raporte në Meksikë me kartelin e Sinaloas, i drejtuar nga Joaquin Guzman, i njohur si El Chapo, një trafikant në nivelet e Escobarit i ekstraduar para pak vitesh në Shtetet e Bashkuara.
Bazuar në gjetjet e hetimeve, organizata me drejtues 40-vjeçarin shqiptar, dispononte sasi të konsiderueshme kokaine të blerë direkt nga grupet “Narcos” ekuadorianë dhe struktura kapilare e organizatës i ka ndihmuar në shpërndarjen e drogës në të gjithë Evropën”
“Kanë besim të punojnë me shqiptarët se shqiptari di ku e kap, nëse del nga radh merr paratë e xhiros apo del nga radha, dinë ku e kapin ku e kërcënojnë, ke familjen e tij në SHiqpëri, vëllain, djalin dhe dinë ku e shtrengojnë të tkhehet pas në atë aventurë që mund të ketë ndërmarrë” u shpreh Ferdinand Dervishi, Gazetar
Interesante ishte forma e bashkëpunimit dhe pagesës mes kartelit shqiptar dhe atyre ekuadoriane. Për çdo ngarkesë që shqiptarët blinin për të trafikuar në Evropë, asaj i shtohej një sasi e barabartë e cila transportohej dhe shpërndahej për llogari të ekuadorianëve.
Hetimi i realizuar duke përdorur metoda innovative investigimi zbuloi se karteli i fuqishëm i drogës organizonte trafikimin e ngarkesave disa kuintalëshe duke ndjekur rregullin 50 me 50. Pra, gjysma e mallit ishte në pronësi të organizatës shqiptare dhe gjysma në pronësi të atyre amrikano-latine
“Shqiptarët paguajnë duke shitur dhe kokainën e grupit kriminal kolumbian” u shpreh Fabian Zhilla, Ekspert i sigurisë
“Aktivitete nivele tilla kërkojnë vec pagesës dhe mbësdhtetjen e duhur nga organet administrative, se të marrësh përsipër të sjellësh një sasi të madhe në port, nevojitet garanci dhe gjëra të tilla janë të njohura”u shpreh Pëllumb Nako, Ish-drejtor i Policisë Kufitare
Influenca e trafikantëve në disa porte kyç në Evropë theksohet edhe nga materialet e prokurorisë së Firences.
Është parë se si grupet shqiptare kontrollojnë drogën nga hyrja te dalja nga porti, veçanërisht në Belgjikë, dhe nga ana tjetër është vërjetur se ky rrjet shpërndarjeje furnizon drejtëpërdrejtë grupe të ndryshme mafioze, organizatat puljeze, organizatat kalabreze
Në bisedat e përgjuara mes Dritan Rexhepit dhe furnitorëve ekuadorianë, del qartë korruptimi i doganierëve. Për çdo kilogramë kokainë, paguhej 1 mijë dollarë që garantonte sigurinë e mallit. Pra, nëse ngarkesa e mallit ishte 600 kilogramë, fatura e korrupsionit shkonte në 600 mijë dollar për doganierët në Guayaquil.
Transporti realizohej përmes anijeve tregtare nga Amerika latine në Evropë falë aftësisë së trafikantëve për të garantuar ‘dalje të sigurta’ të ngarkesave në portet e Evropës veriore duke u mbështetur në fuqinë e madhe të organizatës në korruptimin e zyrtarëve.
Për të kuptuar se si trafikantët ua hedhin autoriteteve, le të ndalemi tek metoda standarte e përpunimit të kontejnerëve.
“Janë inkorporuar profilet e riskut dhe në castin që kontenjeri futet në procedurën e zhdoganimit apo tranzitimit profili i caktuar nxjerr se cfarë duhet bëjë autoriteti doganor mbi këtë mjet. Në këtë rast është përcaktuar që ky lloj mjeti duhet të shkojë pranë skanimit, por nuk është domosdoshmërisht e thënë, varet nga profili, procesi profileve është i inkorporuar në sistem dhe është i pavarur nga doganimi që bën kontrollin fizik apo dokumentar të mjetit” u shpreh Ilir Mino, Dogana-Projekt menaxher i skanimit.
Pra, skanimit nuk i nënshtrohen të gjithë kontejnerët por vetëm ata me një nivel të caktuar risku. Ajo që trafikantët bëjnë është shmangia e kontrolleve të tilla përmes ndërhyrjeve. Referuar materialeve të hetuesve italianë, njeriu kyç në Evropë për nxjerrjen e kokainës nga portet ishte Eldi Dizdari alias Denis Matoshi. Ai mbahet mend për implikimin në ngjarjen e 4 tetorit të vitit 2018 në ish-bllok, kur u konfliktua me shtetasin Ervin Mata. Në atë ngjarje u plagos Ervis Martinaj, një tjetër personzazh i njohur i botës së krimit.
“Në përgjithësi grupet kriminale luajnë me kontrollin që kanë mbi portet, pra ai grup që ka kontroll mbi portin le të themi ka fuqitë më të mëdha negociuese me grupet e tjera, shqiptarët kanë arritur të blejnë apo imponojnë aksesin në disa prej porteve kryesore si portet e Beneluxit apo Gjermanisë” u shpreh Fabian Zhilla, ekspert i sigurisë.
“Duke parë edhe në media që flitet për grupet shqiptare që po zaptojnë këtë apo atë, ka një të vërtetë por duke qenë sa ka treg të gjerë kërkesë ofertë grupet shqiptare po mundohen të cajnë në Evropë të kenë pjesën e tyre duke qenë të kujdesshëm të mos hyjnë në konflikt, por kjo nuk do thotë se dominojnë, kjo është shumë larg,”-Pëllumb Nako, Ish-drejtor i Policisë Kufitare.
Dizdari u arrestua nga policia e Dubait për llogari të autoriteteve italiane. Të dhënat nga prokuroria sugjerojnë për instalimin e dhjetëra trafikantëve shqiptarë që investojnë në Dubai. Legjislacioni atje, vështirëson së tepërmi ekstradimin për ata që investojnë, mjafton të mos përfshihen në veprimtari kriminale në Dubai.
“Vajtja në Dubai dhe invesitmi atje ëhstë tipikisht lëvizje e nivelit të lartë për organizata kriminale,”- u shpreh Fabian Zhilla, ekspert i sigurisë
Në dosjen e prokurorisë italiane thuhet se janë identifikuar 14 grupe të anëtarësuara në kartel. Edhe pse, Rexhepaj konsiderohet lideri i padiskutueshëm, forma e organizimit duket disi kontradiktore me kartelet e mirëfillta latine. Ato janë një organizatë e vetme nën drejtimin e një shtabi dhe jo grup organizatash si “Kompania Bello”.
“Pyetja është kemi një kartel në kuptimin e një bashkëpunimi afatgjatë, apo ajo që quhet bashkëpunim afatshkurtër. Sepse dhe kartelet ndryshe nga ky grup, ndaj nuk flasim dot kartel mirëfilltë, se disa grupe bashkohen për një porosi dhe largohen, kurse karteli është për një afat më të gjatë” u shpreh Fabian Zhilla, ekspert i sigurisë.
“Sigurisht këtu mënyra organziaimit ngelet ajo e grupeve familjare apo farefisnore, mbetet tipike ajo por ka mbetur pak klasike në analizë. Sepse në fakt organzimi është tipik si në vendin tonë, një lloj kaosi, jo një rregull caktuar, dmth atje ku ngjit fjala besa merren vesh me nëjri-tjetrin, pra nuk ka lexim të qartë të grupeve shqiptare pavrësisht cfarë shkruhet, ndërsa camorra, ndragheta, vosa nostra kanë rregulla më precise” Pëllumb Nako, Ish-drejtor i Policisë Kufitare.
“Aty unë kam lexuar deri në 14 grupe të fuqishme që marrin funrizim nga ai, portë jetë i besueshëm nuk duhet të jesh vec i fortë, duhen shumë të holla në konton tënde që në cdo rast që thyhet linja ti e kompenson dhe me sa duket ka marrë këtë emër për shkak të këtyre cilësive që ka” u shpreh Ferdinand Dervishi./ top story