E Enjte, Janar 26, 2023
  • Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Logohu
  • Regjistrohu
Alb-Network

Feja e Shqiptarit është Shqiptaria

  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
Alb-Network
Home Kryesore

Nëse shefi të nis një mesazh pas orarit të punës, ndëshkohet; Ndryshon ligji për punën në distancë

12 Nëntor 2021, 7:40
in Kryesore, Komuniteti, Lajme Flash, Lifestyle
Rikthim me kohë të plotë në zyrë? Shumë punonjës do të jepnin dorëheqjen
Share on FacebookShare on TwitterShare on Whatsapp

Punonjësit që punojnë nga shtëpia (Remote workers) në Portugali mund të gjejnë një ekuilibër më të shëndetshëm mes punës dhe jetës private, falë ligjeve të reja mbi punën të miratuara nga Parlamenti i vendit.

Ligjet e reja të miratuara të premten janë një përgjigje pas shpërthimit të punës nga shtëpia si rezultat i pandemisë së COVID-19 – tha Partia Socialiste në fuqi në Portugali.

Sipas rregullave të reja, punëdhënësit mund të përballen me ndëshkime nëse kontaktojnë punonjësit jashtë orarit të punës. Kompanitë duhet edhe të ndihmojnë në pagesat e shpenzimeve për të mbështetur punën nga shtëpia, si për shembull faturat më të larta të energjisë elektrike dhe internetit.

Por amendamentet në ligjet e punës në Portugali kanë disa kufizime – ato nuk do të zbatohen te kompani me më pak dhe dhjetë punonjës.

 

Çfarë do të ndryshojë?

Kompanitë tani mund të përballen me gjoba nëse kontaktojnë punonjësit jashtë orarit normal të punës – sipas rregullave të reja. Megjithatë, propozimi që përfshin të ashtuquajturën “të drejtën për të shkëputur” (right to disconnect) – e drejta ligjore për të mbyllur mesazhet dhe pajisjet e lidhura me punën jashtë orarit të punës – u refuzua nga deputetët portugezë.

Kompanitë duhet të kontribuojnë edhe në shpenzimet që punonjësit kanë bërë si rezultat i të punuarit nga shtëpia. Këtu mund të përfshihen faturat për energjinë elektrike ose internetin, por jo uji. Punëdhënësit mund t’i shkruajnë këto kosto si shpenzime biznesi.

Rregullat e reja janë edhe një lajm i mirë për prindërit me fëmijë të vegjël. Ata tashmë kanë të drejtën të punojnë nga shtëpia pa pasur nevojë ta rregullojnë atë paraprakisht me punëdhënësin, deri sa fëmija të mbushë 8 vjeç.
Në këto rregulla për punën në distancë përfshihen edhe masa për të luftuar vetminë, me kompanitë që duhet të organizojnë takime ballë për ballë të paktën çdo dy muaj.

 

“Një ndryshim i lojës”

Portugalia ishte shteti i parë europian që ndryshoi rregullat për punën në distancë, si rezultat i drejtpërdrejtë i pandemisë në janar të këtij viti. Rregullat e përkohshme e kanë bërë punën në distancë një opsion të detyrueshëm – me pak përjashtime – dhe i kanë detyruar punëdhënësit të siguronin mjetet e nevojshme për kryerjen e punës në shtëpi.

Por ndërkohë që puna në distancë gjatë pandemisë solli elasticitet të ri për shumë njerëz, çështje si aksesi i pabarabartë në pajisjet IT nxorën në pah nevojën e ndërhyrjes së qeverisë – tha ministrja portugeze e Punës dhe Sigurisë Sociale, Ana Mendes Godinho në konferencën Web Summit në Lisbonë javën e kaluar.

“Pandemia përshpejtoi nevojën për të rregulluar atë çfarë duhet të rregullohet”, tha ajo. “Puna në distancë mund të jetë ‘një ndryshim i lojës’ nëse përfitojmë nga avantazhet dhe zvogëlojmë disavantazhet”.

Krijimi i një kulture të shëndetshme të punës në distancë mund të sjellë përfitime të tjera në Portugali, tha znj. Mendes Godinho, nën formën e punonjësve të huaj në distancë që kërkojnë një ndryshim të skenarit.

“Ne e konsiderojmë Portugalinë një nga vendet më të mira në botë për këta nomadë dixhitalë dhe punonjësit në distancë që zgjedhin të jetojnë – dëshirojmë t’i tërheqim ata në Portugali” – tha ministrja në konferencën Web Summit.

Tags: #alb-network #ligjiperpunesimin #punangashtepija
Posti Mëparshëm

Vazhdon rritja e çmimeve në Kosovë, brenda një muaji 5.7 për qind

Posti tjetër

Sekuestrohen mbi 18 mln euro/ Shpallet në kërkim Rezart Taçi, arrestohen dy bashkëpunëtorët

Të Ngjashme

Zgjerohet harta e luftës/ Përleshje në kufirin e këtyre dy shteteve që Rusia ka lidhje të ngushta, dhjetëra të vdekur
Kryesore

Zgjerohet harta e luftës/ Përleshje në kufirin e këtyre dy shteteve që Rusia ka lidhje të ngushta, dhjetëra të vdekur

17 Shtator 2022, 18:42
Tensione/ SHBA do të vendos sanksione të reja ndaj Rusisë sa më shpejt. Kremlini premton të përgjigjet
Kryesore

Biden paralajmëron Putinin: Mos përdor armë bërthamor apo kimike

17 Shtator 2022, 17:41
“Kryemadhi udhëtoi 40 herë për 1 vit dhe nuk e deklaroi në ILDKPI”/ Gazetari: Ka fluturuar drejt Vienës, Romës, Londrës e parajsave fiskale…
Kryesore

“Kryemadhi udhëtoi 40 herë për 1 vit dhe nuk e deklaroi në ILDKPI”/ Gazetari: Ka fluturuar drejt Vienës, Romës, Londrës e parajsave fiskale…

17 Shtator 2022, 16:59
Posti tjetër
Sekuestrohen mbi 18 mln euro/ Shpallet në kërkim Rezart Taçi, arrestohen dy bashkëpunëtorët

Sekuestrohen mbi 18 mln euro/ Shpallet në kërkim Rezart Taçi, arrestohen dy bashkëpunëtorët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme Flash

Vuçiç: Sa të kem unë ndikim Serbia s’do ta njohë as drejtpërdrejt, as tërthorazi Kosovën

Presidenti Biden, fjalim mbi përpjekjet për t’i dhënë fund kancerit

FOTO/ Të gjitha të fshehtat e marrëdhënies së ndërlikuar mes Mbretëreshës Elizabeth dhe Princeshës Diana

Sulme me thikë në Kanada/ Të paktë 10 persona të vrarë, autorët ende në arrati! Autoritetet këshillojnë banorët të qëndrojnë në shtëpi

‘Bllokoi fillimin e negociatave’/ Bullgaria kritika Ramës: Sjellje e pahijshme e një kryeministri të një vendi kandidat për në BE

REKLAMA
Alb-Network

ALB-NETWORK është një portal i cili i dedikohet me se shumti shqiptarëve që ndodhen jashtë trojeve shqipfolëse.

  • Rreth Nesh
  • Kontakt

Kategori

  • AlbTV
  • Emigracioni
  • Gjej Punë
  • Intervista
  • Komuniteti
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Lajme Flash
  • Lifestyle
  • Mal i Zi / Preshevë
  • Maqedoni
  • Opinion
  • Rajoni dhe Bota
  • Shit-Blerje
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Shqipëri e Madhe
  • Sport
  • via Neta

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
  • Logohu
  • Rregjistrohu

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Mirëseerdhët !

Logohu ne profilin tuaj.

Forgotten Password? Rregjistrohu

Krijo Profil !

Ploteso Formën të Rregjistrohesh

Të Gjitha Fushat janë të Detyrueshme. Hyr

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Hyr