E Premte, Shkurt 3, 2023
  • Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Logohu
  • Regjistrohu
Alb-Network

Feja e Shqiptarit është Shqiptaria

  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
Alb-Network
Home Kryesore

Raporti i KE: Rritja ekonomike në Ballkanin Perëndimor përtej pritshmërive. Shqipëria pritet të shënojë…

12 Nëntor 2021, 16:59
in Kryesore, Shqipëri
Raporti i KE: Rritja ekonomike në Ballkanin Perëndimor përtej pritshmërive. Shqipëria pritet të shënojë…
Share on FacebookShare on TwitterShare on Whatsapp

Vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor që kanë statusin e vendit kandidat, do të kenë këtë vit rritje më të madhe ekonomike sesa që pritej, parashihet në raportin e “Prognozave ekonomike vjeshtore” të Komisionit Evropian.

Njëlloj sikur edhe në vendet e BE-së edhe në këto shtete të rajonit rritja ka marrë hov në tre tremujorët e këtij viti dhe ka ndihmuar në rimëkëmbjen ekonomike.

Pas rënies së madhe vitin e kaluar për shkak të pasojave të pandemisë, edhe vendet e rajonit shumë shpejt, disa edhe para fundit të këtij viti, do të jenë në nivelin që kishin para pandemisë, pra në vitin 2019.

Çka ndikoi te rritja ekonomike?

Në vendet si Shqipëria dhe Mali i Zi, kontributin më të madh në rritjen ekonomike përmbi parashikimet e mëhershme e ka pasur sezoni jashtëzakonisht i suksesshëm turistik. Në rastin e Shqipërisë, kryesisht, ka ndikuar ardhja e numrit të madh të turistëve nga vendet fqinje, por edhe investimet publike.

Në vendet si Serbia dhe Maqedonia e Veriut shtytësi kryesor i rritjes ekonomike ka qenë rritja e shpenzimeve të familjeve dhe e kërkesave. Në rastin e Serbisë kontribut të madh në rritjen ekonomike kanë pasur edhe investimet e mëdha publike në projektet e infrastrukturës.

Sipas parashikimeve të Komisionit Evropian të përfshira në raportin e “Prognozave ekonomike vjeshtore” rritjen më të madhe të Bruto Prodhimit Vendor për këtë vit do ta ketë Mali i Zi, i cili në nivel vjetor pritet të këtë rritje prej 10,7 për qind. Parashikimet për Mali e Zi për vitin 2022 janë për një rritje prej 6,4 për qind, ndërsa për vitin 2023 rritja pritet të jetë 3,2 për qind.

Shqipëria pritet të shënojë rritje prej 6,9 për qind këtë vit. Vitin e ardhshëm do të ketë rritje prej 3,7 për qind, ndërsa në vitin 2023 rritje prej 3,6 për qind.

Rritja ekonomike për Serbinë këtë vit nga Komisioni Evropian parashikohet të jetë 6,7 për qind, në vitin 2022 rritja do të jetë 4,3 për qind dhe në të njëjtin nivel, pra 4,3 për qind, të jetë edhe në vitin 2023.

Komisioni Evropian për Maqedoninë ka prognozuar rritje prej 4 për qind këtë vit, ndërsa 3,9 për qind vitin e ardhshëm dhe 3,3 për qind në vitin 2023.

BERZH: Kosova pritet të shënojë rritje të BPV-së

Komisioni Evropian nuk e ka përfshirë në raportin e tij Kosovën dhe Bosnje e Hercegovinën pasi ato nuk e kanë statusin e vendit kandidat. Por, javën e shkuar Banka Evropiane për Rindërtim e Zhvillim (BERZH), ka publikuar parashikimet e saj që tregojnë se edhe Bosnja e Hercegovina dhe Kosova do të kenë një rritje të madhe ekonomike.

Kosova pritet që këtë vit, sipas BERZH-it, të ketë rritje të Bruto Prodhimit Vendor prej 7,7 për qind. Bosnja e Hercegovina do të ketë rritje prej 5,5 për qind.

Për krahasim, në nivelin e 27 vendeve të BE-së rritja ekonomike mesatare për këtë vit parashihet të jetë 5,5 për qind. Irlanda me 14,6 për qind, Estonia me 9 për qind dhe Kroacia me 8,1 për qind pritet të ketë rritjen më të madhe ekonomike. Situata e favorshme në vendet e BE-së, që janë edhe partnerët kryesorë tregtarë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ka ndihmuar edhe në rritjen ekonomike në Ballkan.

Komisioni Evropian ka parashikuar edhe rrezikun për rritjen ekonomike, që kryesisht ka të bëjë me pandeminë. Niveli relativisht i ulët i vaksinimit në vendet e rajonit lë akoma të hapur mundësinë për rritje të infektimeve dhe si pasojë edhe të masave të reja të kufizimit të lëvizjes dhe mbylljes. Kjo do të kishte ndikim negativ edhe në ekonomi, sidomos në vendet që varen shumë nga turizmi, udhëtimet dhe sektori i hotelerisë. Prandaj, rritja e numrit të qytetarëve të vaksinuar lidhet edhe me sigurimin e një rritjeje të qëndrueshme ekonomike në rajon.

Pavarësisht rritjes së madhe ekonomike, vendet e rajonit vazhdojnë të vuajnë nga niveli i lartë i papunësisë, që është shumë mbi mesataren e Bashkimit Evropian. Përderisa mesatarja në BE është 7 për qind, të gjitha vendet e rajonit e kanë nivelin e papunësisë mbi 10 për qind, pavarësisht zbutjes së papunësisë që pritet deri në fund të këtij viti.

Vendet e rajonit janë larg nga mesatarja e BE-së për nga fuqia e ekonomive të tyre. Asnjë nga këto vende nuk e arrin nivelin prej 50 për qind të mesatares së Bashkimit Evropian.

Sipas shifrave të Entit të Statistikave të Bashkimit Evropian, EUROSTAT, Mali i zi ka Bruto Prodhimin Vendor për kokë banori sipas fuqisë blerëse në nivelin prej 46 për qind të mesatares së 27 vendeve të BE-së.

Serbia ka 43 për qind, Maqedonia e Veriut 38 për qind, Bosnja e Hercegovina 33 për qind, Shqipëria 31 për qind, ndërsa Kosova vazhdon të jetë e fundit me nivelin e Bruto Prodhimit Vendor për kokë banori sipas fuqisë blerëse prej vetëm 21 për qind krahasuar me mesataren e BE-së.

Vendi më i varfër anëtar i BE-së, Bullgaria ka nivelin prej 55 për qind të mesatares së BE-së ndërsa Kroacia 64 për qind.

Komisioni Evropian edhe në raportet e fundit të progresit ka tërhequr vërejtjen se vendet e rajonit duhet të bëjnë më shumë reforma, sidomos në administratën publike, prokurimin publik dhe sundimin e ligjit, për të tërhequr më shumë investime të huaja dhe me këtë të sigurojnë rritje të qëndrueshme ekonomike që do të ndihmonte në zvogëlimin e hendekut me BE-në./ REL

Posti Mëparshëm

“Gati sa nuk vdiqa”/ Sylvester Stallone rrëfen incidentin që thuajse i ndali zemrën

Posti tjetër

Çfarë ndodhi? Ndryshon raporti mes Einxhel dhe Dj Dagz, moderatorja: Nuk është tipi im, sepse…

Të Ngjashme

Zgjerohet harta e luftës/ Përleshje në kufirin e këtyre dy shteteve që Rusia ka lidhje të ngushta, dhjetëra të vdekur
Kryesore

Zgjerohet harta e luftës/ Përleshje në kufirin e këtyre dy shteteve që Rusia ka lidhje të ngushta, dhjetëra të vdekur

17 Shtator 2022, 18:42
A do dalë Juvja nga kjo gjëndje? Rama “ndërron skuadër”: Miku im Mourinho po ecën mirë, kështu që…
Shqipëri

A do dalë Juvja nga kjo gjëndje? Rama “ndërron skuadër”: Miku im Mourinho po ecën mirë, kështu që…

17 Shtator 2022, 18:00
Tensione/ SHBA do të vendos sanksione të reja ndaj Rusisë sa më shpejt. Kremlini premton të përgjigjet
Kryesore

Biden paralajmëron Putinin: Mos përdor armë bërthamor apo kimike

17 Shtator 2022, 17:41
Posti tjetër
Çfarë ndodhi? Ndryshon raporti mes Einxhel dhe Dj Dagz, moderatorja: Nuk është tipi im, sepse…

Çfarë ndodhi? Ndryshon raporti mes Einxhel dhe Dj Dagz, moderatorja: Nuk është tipi im, sepse…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme Flash

Vuçiç: Sa të kem unë ndikim Serbia s’do ta njohë as drejtpërdrejt, as tërthorazi Kosovën

Presidenti Biden, fjalim mbi përpjekjet për t’i dhënë fund kancerit

FOTO/ Të gjitha të fshehtat e marrëdhënies së ndërlikuar mes Mbretëreshës Elizabeth dhe Princeshës Diana

Sulme me thikë në Kanada/ Të paktë 10 persona të vrarë, autorët ende në arrati! Autoritetet këshillojnë banorët të qëndrojnë në shtëpi

‘Bllokoi fillimin e negociatave’/ Bullgaria kritika Ramës: Sjellje e pahijshme e një kryeministri të një vendi kandidat për në BE

REKLAMA
Alb-Network

ALB-NETWORK është një portal i cili i dedikohet me se shumti shqiptarëve që ndodhen jashtë trojeve shqipfolëse.

  • Rreth Nesh
  • Kontakt

Kategori

  • AlbTV
  • Emigracioni
  • Gjej Punë
  • Intervista
  • Komuniteti
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Lajme Flash
  • Lifestyle
  • Mal i Zi / Preshevë
  • Maqedoni
  • Opinion
  • Rajoni dhe Bota
  • Shit-Blerje
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Shqipëri e Madhe
  • Sport
  • via Neta

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
  • Logohu
  • Rregjistrohu

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Mirëseerdhët !

Logohu ne profilin tuaj.

Forgotten Password? Rregjistrohu

Krijo Profil !

Ploteso Formën të Rregjistrohesh

Të Gjitha Fushat janë të Detyrueshme. Hyr

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Hyr