E Enjte, Janar 26, 2023
  • Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Logohu
  • Regjistrohu
Alb-Network

Feja e Shqiptarit është Shqiptaria

  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
Alb-Network
Home Kryesore

Nga Game Over në Game Change! Zaevi “u kthye” në Ilindenska II

13 Nëntor 2021, 18:18
in Kryesore, Maqedoni
Besëthyerrje shqiptare në politikën maqedonase: Zaev nuk “mbytet”!
Share on FacebookShare on TwitterShare on Whatsapp

Kryeministri Zoran Zaev sot sërish është në Ilindenska nr.2, pasi dje nuk u votua mosbesimi i Qeverisë.

“Duke e pasur parasysh se ata nuk patëm kuorum për qëllimin për të cilin ishte parashtruar kjo çështje, rendi i ditës nuk është votuar dhe për këtë arsye nuk mund të hapet debat sipas Rregullores rreth iniciativës për votim të mosbesimit të Qeverisë. Duke pasur parasysh se ka kaluar koha, konstatoj se Qeverisë nuk i është votuar mosbesimi dhe mbi bazë të kësaj, Qeveria vazhdon në përbërje të plotë dhe me detyrat që i ka”, tha Talat Xhaferi, kryeparlamentar.

Deputetët e pushtetit dhe opozitës nuk u paraqitën. Sfida më e vështirë kaloi. Qeveria “shpëtoi”. Vijuan përgëzimet. E enjtja e djeshme ishte mes ditëve më të rënda për Kuvendin.

“Qeveria do të bjerë”, tha Sela.

“Rri rahat. Okej? Kur do të shkosh në kazermë të mbash kujdestari, atje mundet. Atje ka oficer kujdestar, atje mund të mbani kujdestari. Duke pasur parasysh se unë nuk jam mbështetës i iniciativës, nuk do të jem i 61 më radhë këtu”, pohoi Xhaferi.

“Më vonë do t’ju jap deklaratë. -Mbetët pa 61? “, tha Aleksandar Nikollovski nga VMRO-DPMNE.

Por, prej këtij momenti vijoi game change. Deputeti Kastriot Rexhepi la pezull “shumicën e re parlamentare”.

“Tani po vij. Isha në ligjërata deri tani, menjëherë do ta mësoj të vërtetën”, pohoi Hristijan Mickoski, VMRO-DPMNE.

“Kemi vetëm një status në Fejsbuk dhe nuk kemi parë paraqitje me zë dhe me figurë nga Kastriot Rexhepi”, pohoi Zijadin Sela, Aleanca për Shqiptarët.

“Kuptohet se deputetët janë për një Qeveri e cila kultivon vlera evropiane dhe euroatlantike. Zemra e Rexhepit po fle në Uashington dhe në Bruksel, prandaj edhe vendimi i tij është i tillë”, tha Arbër Ademi nga BDI.

Lideri i Besës, Kasami e paraqiti “zhdukjen” e deputetit të tij në stacion policor, pas çka Rexhepi doli me video porosi në Fejsbuk.

Deputetët e opozitës filluan të largohen nga Kuvendi, duke siguruar se do të kthehen. Nga ana tjetër, pushteti paralajmëronte se do të kthehet në numër edhe më të madh.

“Herën e parë thashë gjithçka me një deklaratë të z.Hristijan Mickoskit. Ja po e përsëris edhe një herë. Jo vetëm që kemi, por kjo shumicë parlamentare do të rritet”, tha Jovan Mitrevski nga LSDM.

“Kemi edhe një ditë tjetër e cila do të shkruhet në faqet e zeza të historisë maqedonase, sepse sot në Maqedoni është shkelur demokracia“, tha Aleksadar Nikollovski nga VMRO-DPMNE.

“Të gjithë ata që mbështesin Maqedoninë e integruar në BE, mbështesin Marrëveshjen e Ohrit, Marrëveshjen e Prespës, Marrëveshjen për Fqinjësi të Mirë janë të mirëseardhur në këtë shumicë dhe do ta shihni vetë se do të rritet. Para nesh janë dy vite e gjysmë të mira për t’i përmbushur të gjitha programet që i premtuam në zgjedhjet parlamentare. Le t’ju jetë me fat qytetarëve, sot fitoi Maqedonia e Veriut“, tha Artan Grubi nga BDI.

Ky zhvillim ngjarjesh vijoi pasi kryeministri paralajmëroi dorëheqje pas humbjes në zgjedhjet lokale, por pastaj ndërroi mendje dhe mbeti në funksion për një shumicë parlamentare stabile./Tv21

Posti Mëparshëm

“Do të vijë një moment kur Kosova do të detyrohet të jetë pjesë e “Open Ballkan”

Posti tjetër

3 miliardë vjet më parë u krijuan kontinentet

Të Ngjashme

Zgjerohet harta e luftës/ Përleshje në kufirin e këtyre dy shteteve që Rusia ka lidhje të ngushta, dhjetëra të vdekur
Kryesore

Zgjerohet harta e luftës/ Përleshje në kufirin e këtyre dy shteteve që Rusia ka lidhje të ngushta, dhjetëra të vdekur

17 Shtator 2022, 18:42
Tensione/ SHBA do të vendos sanksione të reja ndaj Rusisë sa më shpejt. Kremlini premton të përgjigjet
Kryesore

Biden paralajmëron Putinin: Mos përdor armë bërthamor apo kimike

17 Shtator 2022, 17:41
“Kryemadhi udhëtoi 40 herë për 1 vit dhe nuk e deklaroi në ILDKPI”/ Gazetari: Ka fluturuar drejt Vienës, Romës, Londrës e parajsave fiskale…
Kryesore

“Kryemadhi udhëtoi 40 herë për 1 vit dhe nuk e deklaroi në ILDKPI”/ Gazetari: Ka fluturuar drejt Vienës, Romës, Londrës e parajsave fiskale…

17 Shtator 2022, 16:59
Posti tjetër
3 miliardë vjet më parë u krijuan kontinentet

3 miliardë vjet më parë u krijuan kontinentet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme Flash

Vuçiç: Sa të kem unë ndikim Serbia s’do ta njohë as drejtpërdrejt, as tërthorazi Kosovën

Presidenti Biden, fjalim mbi përpjekjet për t’i dhënë fund kancerit

FOTO/ Të gjitha të fshehtat e marrëdhënies së ndërlikuar mes Mbretëreshës Elizabeth dhe Princeshës Diana

Sulme me thikë në Kanada/ Të paktë 10 persona të vrarë, autorët ende në arrati! Autoritetet këshillojnë banorët të qëndrojnë në shtëpi

‘Bllokoi fillimin e negociatave’/ Bullgaria kritika Ramës: Sjellje e pahijshme e një kryeministri të një vendi kandidat për në BE

REKLAMA
Alb-Network

ALB-NETWORK është një portal i cili i dedikohet me se shumti shqiptarëve që ndodhen jashtë trojeve shqipfolëse.

  • Rreth Nesh
  • Kontakt

Kategori

  • AlbTV
  • Emigracioni
  • Gjej Punë
  • Intervista
  • Komuniteti
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Lajme Flash
  • Lifestyle
  • Mal i Zi / Preshevë
  • Maqedoni
  • Opinion
  • Rajoni dhe Bota
  • Shit-Blerje
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Shqipëri e Madhe
  • Sport
  • via Neta

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
  • Logohu
  • Rregjistrohu

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Mirëseerdhët !

Logohu ne profilin tuaj.

Forgotten Password? Rregjistrohu

Krijo Profil !

Ploteso Formën të Rregjistrohesh

Të Gjitha Fushat janë të Detyrueshme. Hyr

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Hyr