Kledi Hysa realizoi një takim “romantik” me Beatrix Ramosajn pak ditë më parë në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Ish-futbollisti ishte zgjedhur si i preferuari i shtëpisë e si rezultat, kishte të drejtën dhe mundësinë për të takuar një nga vajzat aty brenda.
Modeli tha se zgjodhi Beatrix Ramosajn sepse dëshiron ta njohë, pasi ajo ka shumë pak ditë brenda shtëpisë. Megjithatë, ai pranoi se ka një pëlqim për këngëtaren dhe se nëse nuk do të ishte i lidhur jashtë, do të kishte nisur diçka me Beatrixën.
Por nga ana tjetër, Ramosaj tha se nuk e sheh dot më shumë se shok Kledin, pavarësisht se sipas saj ai është një djalë shumë i mirë, i sjellshëm dhe i edukuar, të cilin e ka shumë xhan, por si shok. Para takimit, ajo i tha Einxhel dhe Donaldit se nuk dëshironte që t’i jepte shpresa kot dhe se për këtë arsye ndihej pak në siklet.
Kur u pyet mbrëmë se si është ndjerë në takim, këngëtarja tha:
“Isha pak në siklet, sepse është një gjë që nuk e bëj shumë shpesh kohëve të fundit. U kënaqa shumë fare. E dija që do më zgjidhte mua, sepse i kisha bërë dy llogari me veten.
Kledi është djalë i mrekullueshëm, jam ndjerë vërtetë shumë mirë, ai është shumë gentleman, por realisht gjithmonë kam qenë shumë… në momentin që të krijoj diçka dua që të ma japi ‘bam’, të ma presi frymën, dhe nuk kam dëshirë që të jap idera të gabuara dhe shpresë për diçka që e shof që nuk mund të jetë më shumë se shoqëri e ngushtë”,- u shpreh Ramosaj.
Ndërkohë, Kledi tha se dëshironte që takimin ta mbyllte me një kërcim, por Trixa iku edhe nuk e pati mundësinë.
Hysa foli edhe për lidhjen që ka me partneren jashtë shtëpisë, e cila është edhe nënë e një vajze. Gjatë këtyre ditëve, ai u shpreh se ishte konfuz dhe se ndoshta mund t’i ketë ikur pëlqimi dhe ndjenjat që ka pasur për Paulën. Kur ishte në dhomën e rrëfimit ai tha:
“Unë bashkëjetoj me shoqen time, kam dy vite. Covidi pati problemet e veta, por tani jemi më mirë dhe kjo është gjendja. Para se të hyja kam pasur një kohë të vështirë dhe në gjysmën e vitit filluan gjërat të ndryshojnë. Por ajo është një njeri shumë i mirë dhe më ka mbështet dhe për këtë e vlerësoj jashtëzakonisht.
Nga ana sentimentale, kam 6 a 7 javë që jam këtu dhe kam njohur njerëz të mrekullueshëm, por nuk kam ardhur këtu të njoh njeriun e jetës. Megjithëse nuk i dihet asnjëherë. Këtu kam kohë të mendohem për hapin që s’e kam bërë akoma dhe jam në një moshë që duhet të vendos, dhe këtë e kam pasur pak problem.
Jam aktualisht në një lidhje dhe ndjej, e dashuroj këtë vajzën, jemi të lidhur, nuk jemi ndarë dhe bashkëjetojmë bashkë. Ubnë e kam shumë xhan e dua shumë. Shkoj shumë mirë me atë, jam në një situatë që kam pas nevojë të kthjellohem dhe të mendoj se si ta vazhdoj jetën.”
Ndërsa për deklaratën e tij që tha “Sa keq që s’e putha Trixën”, Kledi tha:
“Trixën e pëlqej, është simpatike sic është edhe Beniada, por nuk jam ai person që shikimi i parë… nuk është ai që më rrëzon. Dua t’ia lë kohës gjërat dhe ngaqë kam edhe një lidhje jashtë do ishte jo e drejtë të bëj diçka, se nuk dua të hap diçka të re. Personi me të cilin jam jashtë nuk është fëmijë dhe i kemi biseduar disa gjëra dhe ajo e di shumë mirë që jam në një lojë, që njihet dhe në Gjermani dhe në Austri.
Është e përgatitur që mund të ndodhin lojëra këtu. Unë thjesht kisha dëshirë ta njihja më tepër Beatrixin, sepse kemi energji të njëjtë. Por kjo s’do të thotë që do vazhdoj më tutje. Nuk jam unë ky. Ndjenja që kam për vajzën jashtë është shumë e fortë dhe s’do e bëja kurrë këtë sepse nuk dua të zhgënjej dy njerëz. Jam konfuz”.
Pasi Kledi zgjodhi Beatrixën në takim, të gjithë banorët thanë se Arjola është bërë xheloze. Kjo sepse, sipas tyre, aktorja ka pëlqim për ish-futbollistin. Për më tepër Kledi e zgjodhi atë si aleate në lojën që do të luajnë çift, dhe si rrjedhojë të gjithë prisnin të thonte emrin e saj.
I pyetur nëse mendon se Arjola ka një pëlqim për të, Hysa tha:
“Unë Arjolën e kam shumë xhan, por kjo duket e tepërt. Është shumë tipe, e pëlqej tipin që ka dhe sinqeritetin dhe e adhuroj shumë, por me të vërtet kjo është kaq nga ana ime dhe s’e kam ndjerë asnjëherë atë që ju mbase shikoni”.