E Hënë, Janar 30, 2023
  • Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Logohu
  • Regjistrohu
Alb-Network

Feja e Shqiptarit është Shqiptaria

  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
Alb-Network
Home Kryesore

Tashmë zyrtarisht Rama në krye të Prishtinës

15 Nëntor 2021, 4:59
in Kryesore, Kosovë, Lajme Flash
Tashmë zyrtarisht Rama në krye të Prishtinës
Share on FacebookShare on TwitterShare on Whatsapp

Rama para se t’i hynte garës për kryetar të Prishtinës, ishte i njohur për veprimtarinë e tij arkitekturale në disa vende të botës si Angli, Shtetet e Bashkuara, Zvicër, Çeki, Shqipëri

Sunday, 14 November 2021 – 23:00albinfo.ch

(AP Photo/Visar Kryeziu)

Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës fitoi në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale për kryetar të Komunës së Prishtinës, të mbajtura më 14 nëntor. Rama para se t’i hynte garës për kryetar të Prishtinës, ishte i njohur për veprimtarinë e tij arkitekturale në disa vende të botës si Angli, Shtetet e Bashkuara, Zvicër, Çeki, Shqipëri dhe vende të tjera.

Përparim Rama u lind në Prishtinë më 20 janar 1976. Në vitin 1992, në moshën 16-vjeçare u shpërngul në Britani të Madhe ku përfundoi edhe studimet për arkitekturë, shkruan Evropa e Lirë.

Ai ka përvojë mbi 20 vjet në projekte të ndryshme në banesa e hotele. Në vitin 2012, në Bienalen e Arkitekturës në Venecia, Rama përfaqësoi Kosovën për herë të parë në histori me veprën e quajtur “Punuesi i filigranit”. Në maj të vitit 2021, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku prezantoi Ramën si kandidatin e kësaj partie për të parin e Prishtinës.

Përparim Rama është i martuar dhe ka tre fëmijë.

Cili është plani i Ramës për kryeqytetin?

Rama një ndër projektet kryesore të programit e ka vendosur të ashtuquajturin “Ridefinimi i qendrës së qytetit”.

Rama ka paraparë që qendrën e Prishtinës ta bëjë gjithë hapësirën brenda unazës së brendshme të qytetit. “Kjo qendër e re do ta ndryshojë hierarkinë e lëvizjes në trafik: këmbësori do të jetë i pari, transporti publik dhe ai alternativ i dyti, kurse veturat të tretat”, thuhet në programin e Ramës.

Ai ka premtuar se asfalti do të shndërrohet në gjelbërim, në kalldrëme, e në materiale që njihen si të këmbësorëve. Problemin e parkingut të veturave Rama ka premtuar se do ta zgjidhë njëherë e përgjithmonë.

Vend-parkingje të mëdha ka premtuar se do t’i ndërtojë në gjashtë pikat kryesore rreth unazës së brendshme të Prishtinës, ku distanca do të jetë rreth 500 metra nga secila pikë e qendrës.

Vetëm në lagjen Ulpiana ai ka premtuar ndërtimin e 430 vend-parkimeve. Në sektorin e shëndetësisë ka premtuar kompletimin e rrjetit të Qendrave të Mjekësisë Familjare në tërë territorin e Komunës së Prishtinës, sipas standardit një Qendër e Mjekësisë Familjare për 10,000 banorë.

Siguria në trafik, e që lidhet ngushtë edhe me sigurinë e fëmijëve në rrugë, është gjithashtu një ndër prioritetet kryesore, të programit të qeverisjes katërvjeçare të Ramës.

Brenda mandatit katërvjeçar, Rama ka thënë se do të rrisin nivelin e hapësirave të gjelbra, duke e lansuar një program masiv që do të ketë për synim krijimin e 250 hektarëve të hapësira të gjelbra dhe mbjelljen e 800 mijë drunjve fidanor.

Sipas programit të Ramës, në Prishtinë mungojnë shtatë objekte shkollore të nivelit të arsimit fillor dhe të mesëm të ulët. Këto objekte, Rama ka premtuar se do të ndërtohen në lagjet Sofali, Kodrina, Qëndresa, Përroi i Njelmët, Kalabria, Kodra e Trimave dhe në lagjen Prishtina e Re – Qendër.

Po ashtu, Rama ka premtuar se do të ndërtojnë shkollën profesionale të ulët dhe të mesme të muzikës dhe baletit “Prenk Jakova”, si dhe Gjimnazin “Ahmet Gashi”.

Për problemin e qenve endacakë, Rama ka paraparë ndërtimin e një strehimoreje. Mësim cilësor, zhvillim ekonomik, mirëqenie sociale, lirim i hapësirave publike, menaxhim dhe riciklim i mbeturinave janë po ashtu çështje të cilat Rama ka premtuar se do t’i trajtojë dhe do të punojë për përmirësimin e tyre. “Do të jem kryetar i cili do të mbahet në mend për projekte infrastrukturore të mëdha e të guximshme, të cilat do ta zhvillojnë Prishtinën për dekadat e ardhshme”, ka thënë Rama.

Tags: #alb-network #përparim rama #prishtina #zgjedhjet
Posti Mëparshëm

Mjekët shqiptarë në SHBA , japin kontributin e tyre edhe në “panairin e shëndetit shqiptar”

Posti tjetër

VIDEO/ Spanja shkon në Botëror. Ronaldon e lë jashtë Serbia, detyron Portugalinë t’i bjerë nga “Play-Off”

Të Ngjashme

Zgjerohet harta e luftës/ Përleshje në kufirin e këtyre dy shteteve që Rusia ka lidhje të ngushta, dhjetëra të vdekur
Kryesore

Zgjerohet harta e luftës/ Përleshje në kufirin e këtyre dy shteteve që Rusia ka lidhje të ngushta, dhjetëra të vdekur

17 Shtator 2022, 18:42
Tensione/ SHBA do të vendos sanksione të reja ndaj Rusisë sa më shpejt. Kremlini premton të përgjigjet
Kryesore

Biden paralajmëron Putinin: Mos përdor armë bërthamor apo kimike

17 Shtator 2022, 17:41
“Kryemadhi udhëtoi 40 herë për 1 vit dhe nuk e deklaroi në ILDKPI”/ Gazetari: Ka fluturuar drejt Vienës, Romës, Londrës e parajsave fiskale…
Kryesore

“Kryemadhi udhëtoi 40 herë për 1 vit dhe nuk e deklaroi në ILDKPI”/ Gazetari: Ka fluturuar drejt Vienës, Romës, Londrës e parajsave fiskale…

17 Shtator 2022, 16:59
Posti tjetër
VIDEO/ Spanja shkon në Botëror. Ronaldon e lë jashtë Serbia, detyron Portugalinë t’i bjerë nga “Play-Off”

VIDEO/ Spanja shkon në Botëror. Ronaldon e lë jashtë Serbia, detyron Portugalinë t’i bjerë nga “Play-Off”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme Flash

Vuçiç: Sa të kem unë ndikim Serbia s’do ta njohë as drejtpërdrejt, as tërthorazi Kosovën

Presidenti Biden, fjalim mbi përpjekjet për t’i dhënë fund kancerit

FOTO/ Të gjitha të fshehtat e marrëdhënies së ndërlikuar mes Mbretëreshës Elizabeth dhe Princeshës Diana

Sulme me thikë në Kanada/ Të paktë 10 persona të vrarë, autorët ende në arrati! Autoritetet këshillojnë banorët të qëndrojnë në shtëpi

‘Bllokoi fillimin e negociatave’/ Bullgaria kritika Ramës: Sjellje e pahijshme e një kryeministri të një vendi kandidat për në BE

REKLAMA
Alb-Network

ALB-NETWORK është një portal i cili i dedikohet me se shumti shqiptarëve që ndodhen jashtë trojeve shqipfolëse.

  • Rreth Nesh
  • Kontakt

Kategori

  • AlbTV
  • Emigracioni
  • Gjej Punë
  • Intervista
  • Komuniteti
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Lajme Flash
  • Lifestyle
  • Mal i Zi / Preshevë
  • Maqedoni
  • Opinion
  • Rajoni dhe Bota
  • Shit-Blerje
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Shqipëri e Madhe
  • Sport
  • via Neta

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
  • Logohu
  • Rregjistrohu

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Mirëseerdhët !

Logohu ne profilin tuaj.

Forgotten Password? Rregjistrohu

Krijo Profil !

Ploteso Formën të Rregjistrohesh

Të Gjitha Fushat janë të Detyrueshme. Hyr

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Hyr