E Shtunë, Janar 28, 2023
  • Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Logohu
  • Regjistrohu
Alb-Network

Feja e Shqiptarit është Shqiptaria

  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
Alb-Network
Home Kryesore

Nga burgu për gjobëvënie tek bodigard i Berishës e Shkëlzenit, tani avokat/ Kush është Fatos Skeja, tentoi të blinte gjakun e Hekuran Dedës pas 21 Janarit

4 Dhjetor 2021, 12:36
in Kryesore, Shqipëri
Nga burgu për gjobëvënie tek bodigard i Berishës e Shkëlzenit, tani avokat/ Kush është Fatos Skeja, tentoi të blinte gjakun e Hekuran Dedës pas 21 Janarit
Share on FacebookShare on TwitterShare on Whatsapp

Në vitin 2014 dilte para Gjykatës së Krimeve të Rënda si i pandehur për gjobëvënie, ndërsa sot del para gjyqtarëve si avokat. Bëhet fjalë për Fatos Skejën, ish-bodigardi i Sali Berishës dhe ish-gardist pranë Familjes Berisha, i akuzuar se tentoi të binte me para familjen e Hekuran Dedës pas vrasjes në 21 Janar 2011. I njohur edhe si truproja personale i Shkëlzen Berishës, Fatos Skeja ka marrë fillimisht licencën e avokatit dhe më pas, në 8 maj 2018, është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit si persona fizik për të ushtruar profesionin e avokatit, për të mbrojtur dhe përfaqësues individë dhe çështje të ndryshme në gjykatë.

Në tetor të vitit 2015, Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi Fatos Skejën me 3 vite burg për akuzën e “Shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie”. Sipas dosjes, Fatos Skeja i kërcënonte shtetasin shqiptaro-amerikan, Ramazan Hima, duke i kërkuar 100 mijë USD. Hima, me banim në Paskuqan, por që ushtronte aktivitet biznesi në Filadelfia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, refuzoi kërcënimin dhe bëri në denoncim në prokurori, duke u vënë në dispozicion numrin e celularit të tij dhe numrin nga i cili i kishte mbërritur mesazhi kërcënues. Skeja u arrestuar në dhjetor të vitit 2013 dhe një vit më pas u dënua.

Fatos Skeja është lakuar në rrethet mediatike edhe si protagonist i lëvizjeve në prapaskenë të Sali Berishës pas vrasjeve të 21 Janarit 2011. Skeja ishte pjesë e Gardës së Republikës. Ai u akuzua publikisht nga familja e Hekuran Dedës, i vrarë në 21 Janar 2011, se u kishte ofruar para dhe fotografinë e vrasësit të Hekuranit në këmbim të pranimit të Sali Berishës në ngushëllim në shtëpi. Pas vrasjeve, Sali Berisha po tentonte të akuzonte Edi Ramën

“Më 23 janar 2011, në orën 11:30 të natës, na erdhi në shtëpi, piu edhe kafe. La edhe një 10 mijë lekësh. Pasi doli në rrugë kërkoi të bisedonte me mua dhe me vëllain e madh. Ishte dhe vëllai i vogël aty. Na premtoi një shumë lekësh: ‘Prisni Berishën. Pranoni Kryeministrin, pasi keni një shumë parash, që i kam mbajtur në valixhe dhe do ju tregoj fotografinë që ka qëlluar mbi Hekuranin”, ka deklaruar Hilmi Dedën, vëllai i Hekuran Dedës.

Nga ana tjetër, Skeja mohoi që të ishte investuar në këtë ndërmjetësim. Fatos Skeja paditi Hilmi Dedën në gjykatë për shpifje. Gjykata e Shkallës së Parë e pranoi padinë dhe gjobiti Hilmi Dedën, i cili kishte humbur vëllanë në protestën e 21 Janarit. Por, ky vendim u rrëzua nga Gjykata e Apelit.

Pas ardhjes së socialistëve në pushtet, në tetor viti 2013, Saimir Tahiri, në atë kohë ministër i Brendshëm, shkarkoi nga detyra Fatos Skejën, si gardist në Gardën e Republikës. Skeja ishte ndërkohë nën hetim që në gusht nga prokuroria për gjobëvënie.

Pesë vjet më vonë, në vitin 2018, rezulton se përmbaruesja Evelina Bekteshi, përfaqësuese Fatos Skejës ka marrë shumën 369,280 lekë nga Garda e Republikës, fakt që konfirmon se Skeja e kishte fituar gjyqin në Apel, për largimin nga Garda me vendim të Tahirit./ Adriatik Doci- shqiptarja.com

Posti Mëparshëm

“S’do të shkoj në asnjë Kuvend”/ Alizoti: As Basha dhe as Berisha nuk e sjellin PD në pushtet

Posti tjetër

“Ti je Tomi? Kam ardhur me porosi për të të vrarë dhe s’iki pa e…”/ Detaje nga grabitja e noterit në Sarandë. Identifikoi njërin prej të arrestuarve

Të Ngjashme

Zgjerohet harta e luftës/ Përleshje në kufirin e këtyre dy shteteve që Rusia ka lidhje të ngushta, dhjetëra të vdekur
Kryesore

Zgjerohet harta e luftës/ Përleshje në kufirin e këtyre dy shteteve që Rusia ka lidhje të ngushta, dhjetëra të vdekur

17 Shtator 2022, 18:42
A do dalë Juvja nga kjo gjëndje? Rama “ndërron skuadër”: Miku im Mourinho po ecën mirë, kështu që…
Shqipëri

A do dalë Juvja nga kjo gjëndje? Rama “ndërron skuadër”: Miku im Mourinho po ecën mirë, kështu që…

17 Shtator 2022, 18:00
Tensione/ SHBA do të vendos sanksione të reja ndaj Rusisë sa më shpejt. Kremlini premton të përgjigjet
Kryesore

Biden paralajmëron Putinin: Mos përdor armë bërthamor apo kimike

17 Shtator 2022, 17:41
Posti tjetër
“Ti je Tomi? Kam ardhur me porosi për të të vrarë dhe s’iki pa e…”/ Detaje nga grabitja e noterit në Sarandë. Identifikoi njërin prej të arrestuarve

“Ti je Tomi? Kam ardhur me porosi për të të vrarë dhe s’iki pa e…”/ Detaje nga grabitja e noterit në Sarandë. Identifikoi njërin prej të arrestuarve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme Flash

Vuçiç: Sa të kem unë ndikim Serbia s’do ta njohë as drejtpërdrejt, as tërthorazi Kosovën

Presidenti Biden, fjalim mbi përpjekjet për t’i dhënë fund kancerit

FOTO/ Të gjitha të fshehtat e marrëdhënies së ndërlikuar mes Mbretëreshës Elizabeth dhe Princeshës Diana

Sulme me thikë në Kanada/ Të paktë 10 persona të vrarë, autorët ende në arrati! Autoritetet këshillojnë banorët të qëndrojnë në shtëpi

‘Bllokoi fillimin e negociatave’/ Bullgaria kritika Ramës: Sjellje e pahijshme e një kryeministri të një vendi kandidat për në BE

REKLAMA
Alb-Network

ALB-NETWORK është një portal i cili i dedikohet me se shumti shqiptarëve që ndodhen jashtë trojeve shqipfolëse.

  • Rreth Nesh
  • Kontakt

Kategori

  • AlbTV
  • Emigracioni
  • Gjej Punë
  • Intervista
  • Komuniteti
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Lajme Flash
  • Lifestyle
  • Mal i Zi / Preshevë
  • Maqedoni
  • Opinion
  • Rajoni dhe Bota
  • Shit-Blerje
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Shqipëri e Madhe
  • Sport
  • via Neta

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
  • Logohu
  • Rregjistrohu

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Mirëseerdhët !

Logohu ne profilin tuaj.

Forgotten Password? Rregjistrohu

Krijo Profil !

Ploteso Formën të Rregjistrohesh

Të Gjitha Fushat janë të Detyrueshme. Hyr

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Hyr