Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar të infektuar me Covid 801 qytetarë nga 5 166 testime dhe kanë humbur jetën 2 qytetarë.
Janë kryer 5,166 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 801 qytetarë, në këto bashki: 436 në Tiranë, 37 në Durrës, 30 në Sarandë, Elbasan, 29 në Vlorë, 24 në Fier, 20 në Lushnje, 19 në Shkodër, 17 në Lezhë, Gjirokastër, 10 në Peqin, Gramsh, 9 në Kamëz, Mallakastër, Kuçovë, 8 në Patos, 7 në Berat, 5 në Kavajë, Klos, Përmet, Tepelenë, 4 në Kurbin, Dibër, Divjakë, Dimal, 3 në Pukë, Kukës, Vorë, Memaliaj, Korçë, Pogradec, 2 në Tropojë, Krujë, Mat, Delvinë, Konispol, Skrapar, Librazhd, Prrenjas, 1 në Malësi e Madhe, Has, Mirditë, Bulqizë, Selenicë, Dropull, Poliçan, Këlcyrë, Cërrik.
Janë 7,049 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 113 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 2 humbje jete me SARS-COV2
pozitiv: një qytetar nga Elbasani 33 vjeç, një qytetar nga Vlora 73 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 351 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 201,748 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (04 Janar 2022)
Raste të reja ditore 801
Të shëruar në 24 orë 351
Të shtruar në spitale 113
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 5,166
Testime totale 1,495,002
Raste pozitive 212,021
Raste të shëruara 201,748
Raste Aktive 7,049
Humbje jete 3,224
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3,326
Fier 711
Durrës 645
Shkodër 451
Elbasan 441
Vlorë 433
Berat 284
Gjirokastër 225
Lezhë 213
Korçë 143
Dibër 106
Kukës 71.